Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona pasi u janë gjetur 8 kilogramë kanabis në automjetin e tyre. Ndue Çupi, 27 vjeç dhe Leonard Ndoj, 53 vjeç janë ndjekur nga policia gjatë kohës që qarkullinonin me makinën e tyre tip ‘Benz’ në Tiranë.
Në momentin që kanë hyrë në rrugën “Abdi Toptani”, të arrestuarit kanë kuptuar se po ndiqeshin nga policia dhe në atë moment kanë tentuar arratisjen por janë kapur dhe janë vënë në pranga.
Gjatë kontrollit në automjetin tip "Benz", u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare.