Me 8 kg kokainë në banesë dhe 60 mijë euro në kasafortë, arrestohet shqiptari në Itali

Me 8 kg kokainë në banesë dhe 60 mijë euro në kasafortë, arrestohet shqiptari në Itali

Operacioni i policisë

ITALI- Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Busto Arsizio, pasi ju gjetën të fshehura në një kasafortë në banesën e tij 8 kg kokainë dhe 60 mijë euro të fshehura në kasafortë.

Shqiptari u ndalua në Itali në zonën Castellanza gjatë një kontrolli të posaçëm për luftën ndaj trafikut të drogës.  

Ai u kap në zonën e Castellanza-s teksa ishte në këmbë duke mbajtur një qese, brenda të cilës kishte një mbështjellës me 500 gramë lëndë narkotike të llojit kokainë.

Kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e tij bëri të mundur gjetjen e 7.5 kg shtesë kokainë, të cilat ishin fshehur mirë në vende të ndryshme të shtëpisë.

Më tej, në një kasafortë u gjet edhe shuma e parave prej 60 mijë eurosh, e cila iu nënshtrua sekuestrimit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave