Me 8 kg kokainë të fshehura në makinë, arrestohet në Itali shqiptari dhe italiani

Me 8 kg kokainë të fshehura në makinë, arrestohet në Itali shqiptari dhe italiani

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia Financiare e Bolzanos në rrugën shtetërore 38 në Val Venosta, në zonën komunale të Silandros.

Gjatë një kontrolli rutinë, policia sekuestroi rreth 8.5 kilogramë kokainë të fshehur në bordin e një makine që vinte nga Gjermania.

Efektivët e policisë ndaluan makinën me targa italiane që vinte nga Shtutgarti, pasagjerët e së cilës, një italian dhe një shqiptar, shfaqën menjëherë shenja tensioni.

Shpjegimet kontradiktore të dy personave për arsyet e udhëtimit zgjuan dyshimet e policisë, të cilët vendosën të kontrollonin mjetin me ndihmën e qenve nuhatës të drogës.

Qentë identifikuan, të fshehur në ndarjen e bagazhit, tetë blloqe që përmbanin gjithsej 8,581 kg kokainë, shkruan Ansa.

Droga, e cila sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza, nëse do të hidhej në treg do të sillte rreth 1.5 milionë euro, u sekuestrua bashkë me makinën. Shqiptari dhe italiani u prangosën dhe u dërguan në burgun e Bolzanos.

Vijojnë ende hetimet për të verifikuar ndonjë lidhje mes kësaj sekuestroje dhe një sekuestrimi të madh të mëparshëm prej 100 kg hashash, të ndodhur dy javë më parë në Resia.

Edhe në atë rast, droga ishte zbuluar në një makinë që vinte nga Gjermania.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim