Më 8 qershor në Itali hyn në veprim aplikacioni ‘Immuni’ për gjurmimin e të infektuarve

Më 8 qershor në Itali hyn në veprim aplikacioni ‘Immuni’ për gjurmimin e të infektuarve

Një aplikacion për gjurminin e kontaktit do të përdoret në Itali pasi është aprovuar nga organi kombëtar. Aplikacioni, i quajtur Immuni, ‘respekton normat italiane dhe europiane të privatësisë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai mund të shkarkohet falas nga  Apple dhe Google.

Duke përdorur teknologjinë Bluetooth, telefonat inteligjentë që shkarkojnë aplikacionin do të shkëmbejnë kode të rastësishme – por jo informacione që mund të identifikojnë pronarët e pajisjeve siç janë emrat, postat elektronike, numrat e telefonit ose të dhënat GPS.

“Aplikacioni është në gjendje të përcaktojë se kontakti ka ndodhur midis dy përdoruesve, pa e ditur se kush janë ata përdorues dhe ku ka ndodhur kontakti,” tha kompania me qendër në Milano, Bending Spoons, e cila zhvilloi aplikacionin. Ministrja e Inovacionit, Paola Pisano tha se ‘Aplikacioni për gjurmimin e kontaktit nuk ka për qëllim gjeolokimin, por rindërtimin e çdo kontakti mes njerëzve.

Po si funksionon “Immuni”?

 Pisano, tregon mënyrën italiane për të luftuar koronavirusin në ditët e telefonave inteligjentë.

Aplikacioni regjistron sinjalet e afërsisë falë Bluetooth dhe wi-fi, dhe paralajmëron ata që kanë rënë në kontakt me një person që është pozitiv nga Covid-19.

Në rast se dikush dëshmohet pozitiv, operatori mjekësor i cili duhet të jetë i autorizuar, përmes një kodi identifikimi anonim do të dërgojë një mesazh alarmi për të informuar të gjithë ata përdorues, të identifikuar gjithmonë në mënyrë anonime, të cilët kanë rënë në kontakt me atë që ka kontaktuar më parë virusin.

Aplikacioni funksionon mbi një regjistër mbi gjendjen e shëndetit të personit dhe simptomat e tij të mundshme. Asnjë nga të dhënat e mbledhura nuk do të shpërndahet para se pacienti, nëse preket nga covid-19, ka vendosur të jap dakordësin e tij.

Paola Pisano tha se "qëllimi është të zvogëlojmë mundësinë e infektimit, por nuk do të jetë një aplikim i vetëm që do të zgjidhë gjithçka.
Sidoqoftë, problemi i vullnetarizmit mund të rrezikojë efektivitetin e këtij mjeti pasi personat janë të detyruar të deklarohen në momentin e instalimit të aplikacionit apo në pyetësorët në internet.

Përdoruesit duhet të jenë të paktën 14 vjeç, dhe ata midis 14 dhe 18 duhet të kenë autorizimin e të paktën të një prindi ose kujdestari ligjor për ta shkarkuar atë. Katër rajonet e para që do të përdorin aplikacionin në 8 qershor do të jenë Abruzzo, Liguria, Marche dhe Puglia.

Eshtë e vërtetë që të gjitha këto sisteme janë vetëm një pjesë për të luftuar pandeminë, por ato janë gjithashtu të rëndësishme "të frenojnë koronavirusin pa aplikimin e karantinës në masë- thotë një studim i Universitetit të Oksfordit, botuar në revistën Science.

Sipas studimit, nga një e treta deri gjysma e  transmetimeve të koronavirusit ndodhin nga individë asimptomatikë. Kjo është arsyeja pse një aplikacion mund të çojë në kontroll të epidemisë dhe gjithashtu të lejojë vendet të rifillojë funksionimin për sa kohë që aplikacioni përdoret nga shumica e qytetarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?