Fustani që Amy Winehouse ka veshur në performancën e saj të fundit është shitur me një çmim marramendës këtë fundjavë.

Fustani që këngëtarja e ndjerë e veshi gjatë koncertit të saj të fundit në 2011-ën, arriti vlerën 243.200 dollarë në ankand. Fustani, i cili u dizenjua nga stilistja e Winehouse, Naomi Parry, fillimisht pritej të shitej midis 15.000 dhe 17.000 dollarë, por këto vlera u tejkaluan.

Më shumë se 800 fustane, këpucë dhe bizhuteri të këngëtares britanike, të cilat ajo i veshi gjatë karrierës së saj janë shitur për rreth 4 milionë dollarë nëpërmjet Julien’s Auctions.