Me armë gjahu dhe doreza grabisnin karburantet në Fier/ Pas 31-vjeçares, arrestohet edhe kushëriri

Me armë gjahu dhe doreza grabisnin karburantet në Fier/ Pas 31-vjeçares, arrestohet edhe kushëriri

Ana malaj

Pas ndalimit të Anna Malaj, e cila ishte bashkëautorja e një sërë grabitjesh në disa pika karburantesh, policia ka arrestuar edhe autorin tjetër. Bëhet fjalë për shtetasin Emiljano Grembi, 22 vjeç, banues në Belinë Patos, i cili së bashku me kushërirën e tij kishin vjedhur me armë një karburant dhe kishin tentuar grabitjen e dy të tjerëve por pa sukses.

Dy kushërinjtë në datën 2 korrik kanë marrë 300 mijë lekë të vjetra nga një karburant në Levan, ndërkohë që në datën 7 korrik kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti në Mallakastër, por janë përleshur me punonjësit dhe janë larguar. Në datën 15 korrik pre e dy grabitësve ka rënë një pikë karburanti në lagjen 1 maji në Fier, por edhe në këtë rast punonjësit nuk i kanë lejuar të marrin xhiron ditore.

Për të realizuar grabitjet, Anna Malaj dhe kushëriri i saj përdornin një pushkë gjahu dhe një automjet të cilit i vendosnin targa të vjedhura. Arma e gjahut së bashku me 6 fishekë janë sekuestruar nga Policia, ndërkohë që është gjetur edhe makina si dhe targat e makinës të falsifikuara. Dy kushërinjtë akuzohen për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje, vepra penale që parashikojnë dënim deri në 10 vite burg.  


Arma dhe sendet e sekuestruara

Njoftimi i policisë:

Fier

Ndalohet autori tjetër i vjedhjes me armë të 1 karburanti dhe tentativës për vjedhje të 2 karburanteve të tjerë.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan autorin tjetër të vjedhjes me armë të karburanteve, shtetasin:

•Emiljano Grembi, 22 vjeç, banues në Belinë Patos.

Shtetasi Emiljano Grembi në bashkëpunim me kushërirën e tij, shtetasen Anna Malaj (e cila u ndalua nga policia një ditë më parë) nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vjedhja me armë", e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni Tirane: 23/07/2018 15:35

    Kur u bene keta fshataret me arme ne dore duke vjedhur gjakun e tjetrit. Keta duhen ndeshkuar keq fare.

    Përgjigju
  • fieri: 23/07/2018 14:06

    ta kishte ardh ne biznesin tim do ta kisha kapur dhe do ta p***** nje muaj ..po sdo fati te vinte..

    Përgjigju
  • Fredi: 23/07/2018 11:41

    Po cfare eshte ky emer i kesaj fshatares Anna me dy NN hahahaha cfare eshte katolike mallakastre apo ortodokse patosi hahahahaha Si e ka emrin ne rregjistrin themeltar para se mund ta kete ndryshusr? Manushaqe, Trendelina apo Paqyze hahahaha Kjo ka marre ne qafe dhe kete karafilin e vogel dhe mos u habitni sikur te jemi perballe faktit te nje incesti.

    Përgjigju
    • Fr: 23/07/2018 15:43

      Nuk eshte nga patosi o fredio oo nga ballshi thot

  • Kafsha: 23/07/2018 11:12

    Urgjentisht 10 vjet brënda dhe në punë të detyruar lidhur me zinxhirë këmbë e duar që të kuptojnë se jeta jetohet i lirë dhe me punë të ndershme. Nuk ka asnjë justifikim për të grabitur! Brënda që të shpëtojë shoqëria nga fundërrina të tilla!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja