Me armë në banesë, arrestohet 38-vjeçari në Sukth të Durrësit! VIDEO nga kontrolli, pushka e fshehur në divan

DURRËS- Një 38-vjeçar është arrestuar në Sukth të Durrësit, pasi mbante në banesë armë pa leje.

Efektivët e policisë pasi kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e tij kanë gjetur 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 pushkë sportive dhe 1 thikë. Në pranga kë rënë Qani Hysa.

Siç shihet në pamje, ai i kishte fshehur armët në vende të ndryshme të banesës. Një prej policëve dallohet teksa nxjerr pushkën e fshehur në divan.

“Në kuadër të operacionit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, ushtruan kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në Sukth.  

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion luftarak”, njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor