Dashamir Çerma, 55-vjeç është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi dyshohet se posedonte armë pa leje, si dhe është procedura penalisht nipi i tij Xhoni Meçe, 26 vjeç që dyshohet se shpërndante doza lëndësh narkotike.

Sipas policisë gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, policia ka gjetur 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi metadoni, të cilat dyshohet se i posedonte 55-vjeçari.

Gjithashtu, 26-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate.  

Pistoleta, metadoni dhe kanabisi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.