VAU I DEJËS- Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Një 34-vjeçar u arrestua në një lokal në fshatin Bushat, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri që e mbante me vete.

Ndërkohë, një 29-vjeçar u arrestua në fshatin Paçram, ndërsa qarkullonte me kanabis në makinë.

“Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “CONTROL”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

-D. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bushat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit kontrollit fizik ndaj shtetasit D. G., në një lokal, i gjetën atij, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak;

-J. T., 29 vjeç, banues në fshatin Paçram, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi J. T. dhe gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis”, njoftoi Policia e Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.