ITALI- Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane për posedim të paligjshëm të një armë.
Shqiptari me inciale H.M., u përpoq që t’i largohej policisë por u kap pas një ndjekje të shkurtër në këmbë në një fshat pranë Altamuras.
Gjatë kontrollit në momentin e arrestimit, shqiptarit iu gjet arma tip Beretta 7.65 dhe një sasi e vogël kanabisi.
Pasi u arrestua nga policia i riu shqiptar u transferua në burgun e Materas, ku edhe do të presë datën kur do të dali para gjykatësve për t’u përballur me dënimin.