KLP merr në pyetje 4 kandidatët e parë për SPAK-un, Ibrahimi: Ja pse u intervistuan me audio dhe video në fshehtësi të plotë

TIRANE-Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot katër intervistat e para me kandidatët për SPAK-un. Në pyetje u morën Altin Dumani, që është drejtues në Prokurorinë  e Apelit të Krimeve të Rënda, Anton Martini prokuror te Krimet e Rënda,  Arben Kraja prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Anita Jella drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Ndërkohë që nesër në datë 9, në 10, 11 dhe 12 korrik do të dalin para KLP-së prokurorët e tjerë që kandidojë për të qenë pjesë e SPAK-ut, raporton gazetari Arsen Rusta.

Si shkalla e fundit e një procesi, intervistimi i prokurorëve zhvillohet në diskrecion të plotë. Intervistat me 22 kandidatët për SPAK-un nuk do të bëhen të njohura për publikun për faktin se gjatë marrjes në pyetje, ata do të pyeten dhe do të japin shpjegime për dosje të caktuara, me emra të pandehurish, apo ato që lidhen me persona të caktuar dhe numra dosjesh me objekt sekret hetimi.

"Çështjet konkrete. Intervistat janë regjistruar në audio dhe video, sepse ndonjëri kandidat mund të ankimojë vendimin tonë. KLP është e prirur të jetë e hapur. Ajo çka ndodhi sot, në intervista, ishte pjesë e një procesi administrativ, dedikuar shqyrtimit të kandidatëve. Sot konfirmuam gjetjet paraprake të komisionit. Kur të kemi gati relacionet për çdo kandidat, regjistrimet do bëhen në formë publike" ka thënë ndër të tjera kreu i KLP.

Intervistat regjistrohen nga komisioni me audio dhe video dhe për çdo ankimim të mundshëm t’i vihet në dispozicion të interesuarve. Procesi i fundit që do të mbyll dhe ngritjen e SPAK nisi sot dhe do të përfundojë më 12 korrik, për 22 kandidatë.



Pikërisht këtë e ka konfirmuar edhe vetë kreu i KLP Gent Ibrahimi ku ka thënë: "Ka patur një keqkuptim, seanca do të regjistrohet audio dhe video por kjo procedurë është për ne, për arsye të ankimimeve dhe kjo arsyeja pse janë regjistruar por jo që të bëhen publike. KLP e ka treguar se jemi të hapur. Ajo që ndodhi sot ishte me tre etapa, punë më komision të posaçëm me 5 anëtar. Sot patëm rasti për gjetjet paraprake. Pra është pjesë e procesi administrativ dhe jo mbledhje formale. Kur të kemi gati projekt aktet do të kemi mbledhje publike."

Më pas Ibrahimi ka shpjeguar se edhe nëse kandidatët e SPAK që dalin me rezultate të larta në këtë proces nuk do të thotë se 'shpëtojnë' nga Vettingu. Ndërsa ka thënë se procesi është vëzhguar edhe nga ndërkombëtarët.

"Po rreziku ekziston por aftësia profesionale dhe integriteti shkojnë krah më krah. Ky proces synon të verifikojë profesionalizmin ndërsa Vettingu  integritetin. Ekziston mundësia  se ne nxjerrim një person me rezultate të larta dhe Vettingu nuk e konfirmon. U japim përgjigje ndërkombëtarëve lanë marrë pjesë dhe kan punuar krah më krah. Ka patur diskutim me komisonin. Pikët i japim ne por jo përtej gjetjeve të procesit."
 

Altin Dumani, Anita Jella, Anton Martini dhe Arben Kraja

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ash: 08/07/2019 11:14

    Shtepit I ka me tapi ti gezoj pak nga te lales pak nga te sales do I bej 6

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 08/07/2019 10:47

    Anton Martini. I keni bere hetim te pasurise se me del se ka tre shtepi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi