Kanë dalë fakte të reja në lidhje me rrjetin e trafikut të klandestinëve në Angli ku ishin të përfshirë 4 emigrantë shqiptarë.
Piloti amator anglez David Green dhe ndihmësi i tij Edward Buckley, të cilët janë arrestuar nga polica franceze në tentativë për të kaluar 4 emigrantë ilegalë shqiptarë me avion privat ng qyteti i Pas-de Calais për në Angli, dëshmuan në seancën gjyqësore se në këmbim të transportimit të sigurtë të 4 shqiptarëve ata kishin marrë nga 10.000 stërlina për secilin bën me dije Daily Mail.
Ata kishin përfituar nga kushtet e vështira të jetesës së emigrantëve shqiptare.
Por hetuesit pretendojnë se shqiptarët siguronin të ardhura të mjaftueshme për të jetuar.
Që nga muaji prill dy britanikët kishin realizuar 5 fluturime.
Gjykata i dënoi autorët me 2 vjet e gjysmë heqje lirie dhe policia ka konfiskuar aeroplanin privat që drejtohej nga Green i cili me profesion është arkitekt.
Ata ndalohen të hyjnë në Francë për 5 vjet.
Gjatë arrestimit, piloti po kryente kontrollin e motorrëve ndërsa pasagjerët ende nuk kishin hipur.
Arrestimi i tyre u bë në momentin që avioni po bëhej gati të nisej nga fusha e aviacionit Marck në Pas-de Calais.
Dy nga emigrantët, një burrë dhe një grua po mbahen në qendrën e ruajtjes së emigrantëve.
Policia franceze është në ndjekje të 2 emigrantëve shqiptarë të zhdukur; një grua së bashku me fëmijën e saj .
Mësohet se ata kanë marrë fillimisht trajtim mjekësor dhe ia kanë mbathur në drejtim të paditur.
Detektivët francezë po kryejnë hetime për persona të tjerë që kanë qenë të lidhur direkt me organizminin e rrjetit klandestin.
Sipas prokurorëve francezë, është hera e parë që prokurorët e Boulogne-ës ngarkohen për të hetuar një rast trafikimi klandestinësh.
Qyteti bregdetar i Pas-de Calais është shënjestruar nga emigrantët klandestinë si nje vend i favorshëm për të kaluar Kanalin e La Manche-t.
Trafikantët i transportojnë emigrantët në kamiona mallrash të cilët vendosen në tragetet e udhëtimit me destinacion Anglinë.
Redaksia Online
d.v./e.m/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com