Me BMW të blinduar e armë,kush
është biznesmeni me 2 emra

LUSHNJE- Biznesmeni Julian Sulo i njohur ndryshe si Jili Pashakos është 37-vjeçari i arrestuar nga forcat speciale në Lushnje. Nga hetimet ka rezultuar se Sulo nuk i është bindur urdhrit të postobllokut për kontroll dhe është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin e tij BMW të blinduar brenda të cilit u gjet dhe një pistoletë “Grand Power” me fishekë në gojë.

 

Julian Sulo i njohur dhe si Juli Pashakos është një emër i njohur për policinë e shtetit, pasi ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim.

 

Ndërsa më parë ndaj Sulos është bërë dhe një tentativë për ta vrarë, pasi ai është dhunuar fizikisht me leva, duke pësuar dëmtime të shumta, por autorët e këtij krimi nuk u zbardhën kurrë.

makina lushnje
Makina me të cilën lëvizte i ndaluari

Njoftimi i policisë për arrestimin e 37-vjeçarit:
Nuk i bindet urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet, policia e Lushnjes në bashkëpunim me FNSH Fier arrestojnë në flagrancë autorin. Sekuestrohet arma e zjarrit tip "Grand Power" dhe një krëhër me 15 fishekë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Julian Sulo, 37 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në lagjen “Gafur Muço”, shtetasi Julian Sulo duke udhëtuar me mjetin tip B.M.V të blinduar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar. Policia iu vu në ndjekje shtetasit të lartëpërmendur i cili pasi braktis makinën, hedh armën që mbante në mjet dhe largohet me vrap në rrugicat e qytetit.

Falë veprimeve të shpejta të policisë së Lushnjes dhe FNSH Fier, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në lagjen "18 Tetori", Lushnje. Në afërsi të mjetit është gjetur një pistoletë tip "Grand Power" Q 100, një krëhër me 15 fishekë dhe një fishek në folen e fishekut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Prodhimi dhe shitja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Mosbindje e punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga nenet 278 dhe 242 të Kodit Penal.

pistoleta lushnje
Arma e sekuestruar 

d.c/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar