TIRANE- Për vitin 2016 qeveria ka parashikuar të rrisë me 1 miliardë fondin për kompensimin e ish pronarëve. Edhe pse në buxhet parashikohet ulje e të ardhurave nga legalizimi i ndërtimeve informale, pritet që për vitin e ardhshëm të dëmshpërblehen më shumë pronarë, ku përfshihen si subjektet që shpronësohen nga toka e zënë me ndërtime të paligjshme ashtu dhe pronarët që kompensohen për sipërfaqen që iu sekuestrua gjatë regjimit komunist.

Në vitin 2016 ishin parashikuar 2 miliardë lekë për ish-pronarët. Nga ky fond janë kompensuar rreth 100 subjekte. Ndërkohë që për vitin 2016 fondi do të shkojë 3 miliardë lekë. Përsa i përket të ardhurave nga procesi I legalizimit të ndërtimeve informale pritet të arkëtohen 1 miliardë lekë, nga 1.6 miliardë lekë të mbledhura gjatë vitit 2015.