Me Çakon në krah, Tahiri: Akuzat
e opozitës nuk janë më të reja

Me Çakon në krah, Tahiri: Akuzat<br />e opozitës nuk janë më të reja
Në një deklaratë për mediat ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri  së bashku me drejtorin e sapo kthyer në detyrë zotin Haki Çako në krah të tij ,tha se akuzat e PD nuk janë më të rëndësishme e as të reja për të dhe policinë e shtetit, duke theksuar se ata thjesht i friksohen Reformës në Drejtësi.

Ministri tha se rruga për të moderinizuar Policinë dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve gjithmonë do të hasë pengesa. Ai ju referua akuzave të opozitës, por tha se çdo “plagë” që policia merr në rrugën për ndryshim, i shtyn akoma edhe më shumë për të ecur para.

“Jemi të bindur që rruga për të reformuar sistemin e drejtësisë, sapo ka nisur, ashtu siç beteja jonë për të garantuar që ligji të jetë i barabartë sapo ka nisur. Rruga për të reformuar policinë e shtetit është në drejtimin e duhur. Jemi të bindur që puna që kemi bërë deri më sot për të rritur besimin tek Policia, jemi në rrugën e duhur. Rruga jonë në këtë drejtim ka pengesa, vështirësi, sakrifica. Çdo plagë, gërvishtje që marrim rrugën na bën të bindur që jemi në rrugën e duhur për të garantuar një shoqëri më të drejtë”, tha Tahiri.

Referuar akuzave të sotme të opozitës se vendimi për të rikthyer Haki Çakon në detyrë është bërë nën presionin e qeverisë, kreu i Ministrisë së Brendshme tha se këto janë akuzat e segmenteve të caktuara të drejtësisë dhe të demokratëve që nuk e duan reformën në drejtësi.

“Akuzat e opozitës nuk janë të reja për mua, kanë shkuar mbi 2 mijë konferencat kundër meje, Policisë së Shtetit dhe ashtu si çdo plagë që marrim nga segmente të caktuara të drejtësisë që i frikësohen reformës ashtu edhe opozita vetëm na nxit më shumë për të bërë gjithçka për t’i shërbyer qytetarëve”,
përfundoi ministri.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!