'Çekinë e mundim, këtu edhe prej Rejës', Ergys Luga për Report TV: Shkojmë në Gjermani, do jemi surpriza e Euro 24

Shqipëri - Çeki ka filluar me "ethet" e tifozëve dhe komentet e analistëve të fushës. Ndeshja e Euro 2024 merr jetë të enjte më 20:45 në "Air Albania", teksa në Report Tv për emisionin "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu foli Ergys Luga.

Nga Kina e largët, aty ku trajneri vijon punën e tij, atmosfera e Kombëtares ndihet. Për të, kuqezinjtë jo vetëm do shkojnë në Euro 2024, por do jenë edhe surpriza e fazës finale në "Gjermani 24".

"Atmosfera do jetë elektrizuese, duket nga shitja e biletave. Çdo gjë duket normale dhe ne po i gëzohemi këtij suksesi që pothuajse po na sjell ekipi. Do jetë një ndeshje e ekuilibruar. Një barazim do na bënte punë. Unë i trembem ndeshjeve pas kësaj, me ekipet e vogla. Nuk duhet të neglizhojmë. Sa i takon Çekisë, kundërshtari është me të vërtetë i fortë dhe në një nivel me ne. Ne kemi lojtarë në skuadrat prestigjoze në Evropë. Treguam se jemi pretendentë duke mundur Poloninë dhe barazuar me Çekinë. Pse mos pretendojmë të jemi surpriza e Europianit", tha trajneri nga Kina.

Sipas Lugës, skuadra kuqezi me këto paraqitje do jetë pjesë e Euro 2024 dhe mund të jetë surpriza e kompeticionit.

"Kalimi i grupeve në Euro 2024? Për paraqitjen që po bëjmë, skuadrat surprizë që kanë qenë në Europiane nuk kanë pasur diçka më shumë. Janë shumë komponentë që e kanë sjellë ekipin deri këtu. Pse mos tentojmë të jemi surprizë edhe në fazën finale?", tha trajneri.

Më pas Luga u ndal edhe te ndryshimi i Sylvinhos me Rejën.

"Gjithçka ndodh në dhomat e zhveshjes. E kam parë në seancat stërvitore Sylvinhon, stërvitet me lojtarët se është i ri. Reja ishte komunikues, por ishte një trajner që u përshtat më pak me lojtarët. Nga ana tekniko-taktike, Reja vinte nga Serie A dhe kishte mbi supe një eksperiencë të madhe dhe sy të stërvitur. Grupi që kemi është edhe për meritë të Rejës. Sylvinho ka ndryshuar modul nga 3-5-2, në 4-3-3", vijoi ai.

Për Lugën, Broja është një aset i ekipit, teksa nuk dihet nëse ai do marrë ose jo minuta për shkak të dëmtimit.

"Elementët që bëjnë surprizën - Nuk jam i sigurt nëse Broja do luajë. Paçka se Pochettino i ka dhënë minuta në formacion. Nuk ka shfaqur shenja të dëmtimit. Ai është një aset për ne dhe nëse do jemi në disavantazh, Broja duhet në fushë sepse shfaqet rrezikshëm në zonë", tha Luga.

Llogaritë e kualifikimit, sipas trajnerit që punon në Kinë nuk mund të bëhen këtë moment.

"Nuk mund të bëjmë dot llogari. Në futboll 2+2 bëjnë pesë, nuk bëjnë katër. Ndeshja e radhës na përcakton fatin. Ekipi ka për të bërë një lojë të mirë, sepse kanë bërë analiza. Stafi është shumë detajist, që për këtë ndeshje them se do e fitojmë, kam bindje edhe pse nuk flas për fitore asnjëherë", tha Luga për Report TV.

Kujtojmë se pas pesë ndeshjeve në grupin E kualifikues të Euro 2024, Shqipëria mban vendin e parë në grup me 10 pikë, dy më shumë se Çekia që ka edhe një ndeshje më pak. Më pas Moldavia me tetë pikë, Polonia me gjashtë dhe mbyllin klasifikimin Ishujt Faroe me një pikë.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025