Me çizme nëpër llucë! Rreth 1 mijë banorë në Cakran të Fierit vuajnë për 2 kilometra rrugë: Kjo është fytyra e shtetit

 

I lënë tërësisht në harresë, segmenti rrugor prej gati 2 kilometra qe lidh disa  fshatra të njësisë administrative Cakran me autostradën Levan - Tepelenë është kthyer në makthin e afro 1000 banorëve. Rruga pa asfalt gjatë stinës së reshjeve bëhet pothuajse e pakalueshme.

 

“Kemi tokat poshtë dhe nuk shkojmë dot! Ja shikojë zonjën atje që po vjen me çizme. Unë kam bërë dy orë që eci nëpër baltë desh u mbyta. Mezi ecim në këmbë, makinat e vogla nuk futen këtu vetëm fuoristradat”, thanë banorët.

Një prej banorëve, kthyer nga emigrimi pohon se një situatë të tillë nuk e sheh askund. Për të dalë autostradë, ndjekin një itenerar më te gjate prej 10 km, pasi rruga e fshatit vetem 2 km nuk kalohet prej gropave.

“Kjo është fytyra e shtetit! Këtu vijnë veç për vota. Më mirë kemi qenë në kohën e diktaturës se sa sot. Këtu nuk kalohet, është bërë kërmë ky vend”, thanë të tjerë banorë.

 

Banorët e Gorishovës, në njesinë e Cakranit, apelojnë pë ndërhyrje të shpejtë nga Bashkia e Fierit, e cila ka ne pronesi kete segment rrugor. Ndersa burime nga ky institucion thanë se nuk është pjesë e investimeve në buxhetin e këtij viti.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Ndryshim epokal, UEFA konsideron rregulla të reja për fazën me eliminim të Champions League

Ndryshim epokal, UEFA konsideron rregulla të reja për fazën me eliminim të Champions League