Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka rezultuar negative me COVID-19. Presidenti Biden diagnostikua për me koronavirus më 21 korrik, ndërsa Shtëpia e Bardhë njofton se pas më shumë se dy javësh testi i koronavirust doli negativ.
Biden doli nga karantina më 27 korrik, por rezultoi përsëri pozitiv më 30 korrik. Por Biden aktualisht është në karantinë, ndërsa mjeku i tij Kevin O'Connor thotë se do të qëndrojë në izolim deri sa një test i dytë i koronavirusit të dalë negativ. Ai tha se Presidenti Biden është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Biden është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë dy herë injeksione përforcuese. Biden është planifikuar të vizitojë shtetin jugor të Kentakit - i cili është shkatërruar nga përmbytjet - të hënën, sipas orarit të tij zyrtar.
Biden është presidenti i dytë i SHBA-së që infektohet COVID-19 gjatë kohës që ishte në detyrë. Paraardhësi i tij, Donald Trump, u shtrua në spital për tre ditë në tetor 2020 pasi u sëmur nga virusi.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), deri më sot, ka pasur 91.8 milionë raste Covid në SHBA dhe më shumë se një milion vdekje.