l / ATSH - 25 vepra që paraqesin pamje figurative ajrore të Stambollit (dhe lartësive horizontale të rrethinave të tij), dhe imazhe ritmike, poetike dhe abstrakte, janë prezantuar së fundmi në një ekspozitë mjaft të veçantë nga artisti i njohur turk Devrim Erbil, i cili me ekspozitën "Me dashuri nga Stambolli" çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve, magjepsi të pranishmit me vështrimin nga lart që ai i bën Stambollit, dhe frymën tradicionale artistike të trashëguar dhe transmetuar në punimet e tij.
Ekspozita e parë vetjake e artistit turk në Shqipëri, e kuruar nga kuratorja e njohur e artit turk  Beste Gürsu,  nëpërmjet 25 veprave të paraqitura,  pasqyron tërësisht artin e frymëzuar nga tradita, nga arti i miniaturës së mjeshtërve të mëdhenj të lindjes, dhe stili i të cilëve ndryshon nga arti perëndimor. Ky është përkufizimi që i bën ekspozitës së tij vetë artisti Devrim Erbil.

Erbil, pasi falënderoi organizatorët e ekspozitës si ambasadorin turk në Tiranë, drejtorin e Institutit Yunuse Emre, Tayfun Kalkan, dhe në veçanti drejtorin e Galerisë Artan Shabani për atmosferën që i ka dhënë këtij institucioni dhe këtij bashkëpunimi, u shpreh se "kjo ekspozitë është vetëm fillimi i një bashkëpunimi që do të vazhdojë edhe në fushën akademike".

"Tirana më pëlqen shumë" vjoi Erbil gjatë fjalës së rastit, "është shumë e ngrohtë dhe artdashëse, dhe unë erdha pikërisht për të njohur këtë vend, për t'ju njohur ju, dhe mendoj se arti është rruga më e mirë për të afruar njerzit, është shpresa e vetme e njerëzimit, i cili në këto kohë ka shumë dhimbje".


Sakaq edhe dhuratën e tij të çmuar atë me titull "Gallataja e Gjelbërt" (realizuar me një teknikë të përzier mbi kanavacë), që artisti ia dhuroi fondit të GKA-së,
"Unë erdha dhe ju sjell këtu dashurinë time, ndjenjat e mia, prandaj është edhe kënaqësi që t'i dhuroj Galerisë Kombëtare një nga veprat e mia, e gjelbërta e së cilës shkon shumë me atmosferën në Tiranë", u shpreh artisti gjatë momentit të dhurimit të veprës së tij, fondit të GKA-së.
Ekspozita "Me dashuri nga Stambolli" do të vijojë të qëndrojë e hapur deri më 5 maj 2015.