Me dokumentet dhe kartëmonedha 200 euroshe për të mos i marrë patentën, 27 vjeçari i dehur tenton të korruptojë policin rrugor në Tiranë

Një 27 vjeçar ka tentuar të korruptojë efektivin e policisë rrugore i cili e kishte ndaluar pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se e drejtonte makinën në gjëndje të dehur.

Gjatë kontrolleve parandaluese, në Rrugën e Dajtit, shërbimet e policisë rrugore kanë ndaluar automjetin me drejtues 27-vjeçarin me iniciale M. M

Sipas policisë së Tiranës i riu me qëllim shmangien e masës administrative, bashkë me dokumentet i ka dhënë dhe kartëmonedhën 200 euroshe.

Ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".  

Deri tani ka shkuar në  71 numri i drejtuesve të automjeteve, që janë ndëshkuar pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.   

Ndërkohë policia ka shtuar kontrollet e dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron