Me doping një tjetër peshëngritës
shqiptar, emri nuk bëhet publik

Me doping një tjetër peshëngritës<br />shqiptar, emri nuk bëhet publik
Ditë të zeza për peshëngritjen shqiptare. Pas Romela Begajt tashmë dyshohet se edhe një tjetër peshëngritës shqiptar ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping që ka bërë Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.

Endri Haxhihyseni, pjesë e ekipit kombëtar të peshëngritjes i pyetur nga A1Report shprehet se “ende nuk ka asgjë zyrtare, por mund t’iu konfirmoj me siguri të plotë se nga sportistët që kanë marrë pjesë në kampionatin Europian për të rinj asnjëri nuk ka rezultuar pozitiv në testet anti-doping”.

Edhe kampioni i botë Daniel Godelli në një prononcim për A1Report shprehet se emri i tij nuk është pasi “ka kaluar afati prej 21 ditësh nga përgjigja e analizave dhe mund të deklaroj se unë jam plotësisht i pastër. Nuk mund të flas për pjesën tjetër të kolegëve, por për vete personalisht” tha ai. Tashmë mbetet që Federata Shqiptare e Peshëngritjes të konfirmojë ose jo dyshimet e ngritura.

I kontaktuar nga A1Report edhe sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Muharrem Berisha u shpreh se “është e vërtetë që më ka ardhur një e-mail nga Federata Botërore e Peshëngritjes, por nuk mund të prononcohem, pasi ka ardhur pas orën 16:00. Kështu që nesër do të flas për këtë cështje. Nuk mund të përmend asnjë emër deri në një deklaratë zyrtare”.
 
Ndërsa Presidenti Elez Gjoza nuk pranoi që të komentonte këtë cështje.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)