GRAMSH- Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi janë kapur me heroinë. Dy të arrestuarve u janë gjetur 9 doza heroinë pas një kontrolli të ushtruar në një lokal.
Po ashtu pas kontrollit të arrestuarit u janë gjetur në banesë edhe disa fara kanabisi si dhe një grirëse që përdorej për përpunimin e lëndës narkotike. Po ashtu policia e Shtetit po punon për të kapur të tjerë persona të përfshirë në shpërndarjen e lëndës narkotike.
Komento