Dibër- Një 21-vjeçar në Dibër ra në prangat e policisë pasi u kap me doza kokaine gati për shitje.

“Lëndën narkotike të ndarë në doza, do ta shiste në disa lagje të qytetit të Peshkopisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte veprimtarinë në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, në disa lagje të qytetit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, kapën dhe vunë në pranga shtetasin O. F., 21 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër.

Në momentin e kapjes, iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të kryer nga 21 vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.