ITALI- Dy shqiptarë të moshës 20 dhe 23-vjeçare ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kapën në flagrancë me kokainë.
Teksa ata janë ndaluar në një postbllok nga policia, dy të rinjtë shqiptarë kanë treguar shenja nervozizmi.
Gjatë kontrolleve në makinë, atyre i është gjetur 500 gram kokainë dhe 800 euro, të cilat dyshohen se janë të ardhura të fituara nga aktiviteti kriminal. Ndërsa gjatë kontrolleve në banesën e tyre u gjetën 15 doza kokainë dhe 6 mijë euro.
Dy shqiptarët u arrestuan dhe u shoqëruan në komisariatin e Desenzano del Garda, ku edhe do të presin datën 29 nëntor për të mësuar vendimin e gjykatës për ta.