Kontrollet fiktive për COVID-19, subjektet me shkelje u toleruan! 'Më duhet një tampon urgjent, sa do?', përgjimet zbuluan rrjetin e mjekëve

TIRANE-Report Tv zbardh dosjen e SPAK-ut që çoi në pranga 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore, të cilët përfituan nga situata e pandemisë së COVID duke shpërndarë tampone për të përfituar lekë. 14 zyrtarët nuk bënin kontrolle të subjekteve tregtare në lidhje me masat anti-covid si dhe përmes përfitimeve materiale shmangin vendosjen e gjobave apo mospenalizime të ndryshme që lidheshin me respektimin e masave për pandeminë. Për këtë ata ushtronin ndikim tek personat e tjerë dhe falsifikoni  dokumente ku gjoja nuk ishin konstatuar shkelje.

Në një bisedë e hetuara Johana Sinani është kontaktuar nga personi nën hetim Niko NIka për ushtrim kontrolli në një biznes ku i është komunikuar gjoba, ndërsa Nika përpiqet që të ushtrojë ndikim të paligjshëm kundrejt përfitimit më qellim mos vendosjen e gjobës. Pas inspektimit Johana thotë se nuk kishte asnjë kusht të respektimit të higjienës, por gjithçka mbyllet me subjektin tregtar përmes "një kafeje".

Nga hetimet është vërejtur se të akuzuarit ushtronin kontrolle në hotele, furra buke e subjekte të tjera që janë konstatuar me shkelje për mosrespektim të masave anti-covid, por nuk u është vendosur asnjë gjobë pasi kanë marrë rryshfet nga subjektet tregtare.

Prokuroria vendosi që 9 prej zyrtarëve ti lerë në arrest shtëpie, 2 në burg dhe 3 të hetohen në gjendje të lirë. Të hetuarit nga SPAK janë zyrtarë dhe punonjës të institucioneve që kanë të bëjnë më shëndetin publik, konkretisht 5 nga drejtoria rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, 1 nga drejtoria rajonale e operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe 8 nga njësitë vendore të kujdesit shëndetësore dhe qendra shëndetësore të ndryshme në Tiranë.

Zyrtarët kryenin kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare në Tirane dhe ndonëse konstatonin shkelje, kundrejt ryshfetit dhe lëshonin libreza për punonjësit pa qenë fare. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar dosjen me përgjimet që vendosën me shpatulla pas murit zyrtarët e shëndetësisë pas më shumë se dy muajve hetime nga SPAK. Mjekët dhe zyrtarët e shëndetësisë kishin krijuar një rrjet të gjerë dhe lëshonin libreza dhe vërtetime mjekësore pa u paraqitur personi, që duhet më parë t'i nënshtrohej analizave dhe vizitave.

Personat e përfshirë nën hetim janë Niko Nika, Hazis Lura që janë të punësuar në Njësinë Vendore te Kujdesit Shëndetësor Eda Myftari që është e punësuar ne Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Ihsan  Hasani, i cili deri ne vitin 2018 ka qenë i punësuar në Poliklinikën nr. 1, ndërsa aktualisht rezulton i dalë në pension, Ilir Hoxha dhe Luiza Metani mjekë në Poliklinikën nr. 6, Franc Daija, mjek në Poliklinikë nr. 4, i cili ka dalë në pension në muajin prill 2020 dhe në raste të veçanta me mjekë të tjerë, si Diana Hysi, mjeke pranë Qendrës Shëndetësore nr. 1 apo Marinela Sulmina (Hysa) mjeke pranë qendrës Shëndetësore nr. 4, si dhe persona të cilët që janë administratorë apo lidhje të tjera të subjekteve tregtare, ku një pjesë e tyre janë të identifikuar gjatë hetimit. Johana Sinani, Ornela Balla, Anda Muçaj, Arjan Gjoka dhe Evald Bejaj janë të punësuar si inspektorë pranë Inspektoratit Shëndetësor Tiranë, Dega Rajonale Tiranë.  Johana Sinani, Evald Bejaj dhe Arjan Gjoka ishin në grup pune së bashku, ku Johana ishte në detyrën e përgjegjëses, ndërsa Ornela Balla ishte në grup pune me Anda Muçajn dhe personin e quajtur Enea dhe Ornela detyrën e përgjegjëses.

Si lëshoheshin librezat pa u bërë analizat?
Në dosje theksohet se përfaqësuesit e subjekteve tregtare me ndërmjetësimin e personit nën hetim Niko Nika paguanin shuma parash të cilat varionin në varësi të njohjes apo sasisë që kërkohet tek personi nën hetim Niko Nika, i cili nëpërmjet njohjeve të tij dhe lidhjeve të tij ua siguronte ato nëpërmjet mjekëve të familjes. Ai bashkëpunonte me personat nën hetim Luiza Metani, Ilir Hoxha por edhe mjekë të tjerë.

Në një episod, për sigurimit e librezave shëndetësore Niko Niko komunikon me Ihsan Hasanin i cili e orienton atë tek mjekët e Qendrës Shëndetësore nr. 1 Tiranë. Nga përgjimet rezulton se Nika ka shkuar te qendra shëndetësore nr. 14 në Tiranë dhe është takuar me një infermiere të quajtur ”Fjori” si dhe mjeken e quajtur ”Diana". Në komunikimin e datës 01.06.2020 ora 06:14  Hasani e pyet: Flori s'ishte aty?Dhe Nika i thotë "lshte Flori pra, katër copë i dhashë unë, i dhashë tridhjetë mijë lekë, nuk e di do jete e kënaqme?”, ndërsa Hasani i thotë: ”Ou, e kenaqme që cke me të herë tjetër të lidh me Florin (Fjorin) unë...”. Pasi siguroi dokumentet shëndetësore të lëshuara në mënyrë fiktive nga personeli mjekësor, personi nën hetim Niko Nika takoi Gazmend Shehin subjekti tregtar në Gjokaj Vorë dhe ia dha, ndërsa agjentët e ndoqën duke e kapur në flagrancë. 

Bisedat e përgjuara mes Nikos Nikës dhe mjekut Ilir Hoxha
Iliri: E ke dërguar tek doktoresha listën, i ke dërguar të 35-sta?
Niko: Po 35
Iliri: Janë atëherë, po i bëj unë, atë porosinë do e sjellësh vete?
Nilce: Urdhëro?
Iliri: Ato porosinë?
Niko: Po po, kur ti kesh gati më thuaj, dhe vij
Iliri: Okej
Niko: Ne rregull mos ki merak
Iliri: Okej, kur të mbarojmë të themi
Niko: Po më bëj një telefon ... besoj për të hënën, s'mbarojnë sot
Iliri: Unë po i bej gati
Niko:Po i bete sot, me bej nje telefon sot
Iliri: Do leviz, jo se sdua ti bej po une ...
Niko:Jo si te duash ti, të hënën leri, bej për të henën
Iliri: Të hënën mbasdite i ke gati vëlla
Niko: Je mbasdite të hënën në pune?
Iliri: Jam mbasdite javës tjetër
Niko: Shumë bukur, vij une i marr atje
Iliri: Mir ardhesh ateherê. Faleminderit
Niko: Fasim, më bej nji telefon edhe ... ky mbaje është numri im
Iliri: Okej, mirupafshim.

Korrupsioni me tamponin për COVID-in
Në datë 18 qershor një person, Gentian Qesku telefonon Niko Nikën dhe i kërkon që të ndërhyjë që të bëjë një tampon nëse është i prekur me COVID në mënyrë urgjente. "Niko si kalove, me dëgjo se e kam urgjente ... me duhet me bo një tampon me çdo lloj shifre të mundshme, e du urgjent ... Le të kërkoj ca te doj, me thuaj ca do, na ja ku i ke, ti coj personin dhe te hyj. Si i bohet? Niko i thotë: Ja të flas me nji matrapaze që kena aty. Menjëherë me pas personi nen hetim Niko Nika telefonon Eda Myftarin të ciles i thotë: Degjo, me bo nji tampon me pagesë, e bejmë dot neser, dhe sa ti them. Eda i thotë: Po bëhet pra, se ti e di shumë mir që bëhet, ca më pyet kot ... ik tani flasim nesër.

Shkeljet te Alb Market
Në dosje theksohet se dy inspektorët Evald Bejaj dhe Johana Sinani në datën 17.02.2020 kanë ushtruar kontroll në marketin "Alb Market" sh.p. k ndodhur në rrugën "Jordan Misja", ku kanë konstatuar shkelje në lidhje me disa produkte dhe nuk kanë marrë masë administrative ndaj subjektit. Po sipas dosjes Johana Sinani është telefonuar nga personi nën hetim i quajtur Niko Nika ish-punonjës pranë të njëjtit institucion, aktualisht i punësuar pranë Njësisë Vendore, i cili i thotë se pronari i subjektit është i njohuri i tij dhe ta shohë me kujdes. Në përfundim "Johana i thotë ishte copë copë, tek njëra pikë nuk kishte higjienë dhe tek pika në fjalë iu fshehën faktin e tregtimit të kripës, të cilën ata ua gjetën. Ajo thotë që ia kanë mbyllur në rregull dhe ai i komunikon që do t' ju thotë "për një kafe". Fakti që dy inspektorët kanë qenë për kontroll tek ky subjekt provohet nga pamjet filmike te marra nga vete ky subjekt, si dhe nga transkriptet e komunikimeve të bisedave të kryera ndërmjet personit nën hetim Johana Sinani dhe Niko Nika.

Emrat e zyrtarëve të Shëndetësisë në hetim:
Niko Nika-arrest me burg
Hazis Lura-arrest me burg
Eda Myftari-arrest shtëpie
Ihsan  Hasani-arrest shtëpie
Franc Daija-arrest shtëpie
Ilir Hoxha-arrest shtëpie
Ornela Balla-arrest shtëpie
Johana Sinani-arrest shtëpie
Arjan Gjoka-arrest shtëpie
Evald Bejaj-arrest shtëpie
Luiza Metani (Goduni)-pezullim nga detyra
Diana Hysi-pezullim nga detyra
Marinela Sulmina  (Hysi) -pezullim nga detyra

( Kliko këtu për të lexuar vendimin e sigurisë për 14 zyrtarët e strukturave shëndetësore)

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altini: 19/07/2020 08:25

    E pamundur qe te arrestohet gjithe institucioni qe drejton ndersa Vjollca Braho te dale e paster. Nje dite para arrestimeve ajo nxori lajmin qe gjoja eshte shtruar ne spital me covid. E beri balte kur ishte me partine e shpetim idrizit e thoshte qe mi kerkonte leket shpetimi isha e detyruar, po tashi kush po ti kerkon o vjollca braho?! Je bere miliardere ke nderruar gjithe drejtorite, e ku ke punuar ti te kane arrestuar inspektorat.

    Përgjigju
    • Shpiku Spaku: 20/07/2020 22:19

      Gjeja me e mire qe dime te bejme se eshte te merremi me kedo. Po ca lidhje ka Drejtoresha ketu ne kete mes o tyrxhymen. Pse nuk mendon te kunderten ti qe edhe mund te jene peshkuar nga ndonje prokuror qe i kane prish terezine me biznesin psh? pse nuk na rri goja ne pa fol mor zot.

  • Goni: 19/07/2020 00:20

    Turp e per faqe te zeze me ca merret spaku.... po merrni ndiqni e pergjoni ministra , kryetare bashkish, drejtore drejtorie etj keto 10,000 lekshat i i shumezoni me 10,000 dhe shtojini mbrapa € per cdo muhabet qe bejne. Turp

    Përgjigju
    • Pjeter: 19/07/2020 08:16

      Me duket edhe mua qe kan arrit nje fare amnistie te heshtur.U be çu be me pare,nga tani e tutje nuk lene te kaloje asnje.Gjithsesi, si gjithmone peshku i madh ushqehet me peshq te vegjel,eshte pozitive edhe nderprerja e ketij zinxhiri ushqyes,megjithese personalisht e shof te veshtire.Per ne shqiptaret,korrupsioni,nuk eshte vetem nje fakt kriminal,eshte nje fakt kultural,shume i rrenjesuar ne shoqerine tone,dhe asnje nuk mund ta zgjidhe kete problem nga sot neser,duhen vite e vite me persekutim ligjor,por dhe me edukim.

  • Shqiperia: 18/07/2020 20:37

    Rilindje ps po na shpeton jeten duke na vjedhur

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 18/07/2020 20:34

    Keta jane cironka Kini ndonje dosje me pergjime te thithlopes korruptuar,te "rilindasit" dhe ish Ministrit te shendetsise BEQAJ apo ua pret ujin e vijes kryetari "rilindjes" korrupsionit dhe krimit? Ou harrova e pyeta,ndjese! Keta jane te paprekshem.

    Përgjigju
  • Punë muti: 18/07/2020 20:29

    Mjeksia, shëndetësia, policia e të gjitha institucione SHQIPËTARE JANË BURDELLO

    Përgjigju
    • Sokol: 19/07/2020 05:45

      Pjesa ma e madhe e shqipove jane keshtu.Po paten gje ne dore shqipot behen te pa skrupullt.Shpresa vdes e fundit por sinqerisht jemi njerz te keqinje dhe kemi shume per te bere qe te behemi "njerez".

  • Frroku: 18/07/2020 20:12

    Mjer' Selmani I nenes ke te qaje me pare, Kudo qe te vendosesh gishtin,do te te dhembi.

    Përgjigju
  • Timi: 18/07/2020 18:57

    Keta horra punesohen ne institucione. Kjo eshte fytyra e politikes

    Përgjigju
    • O Timo: 20/07/2020 22:25

      Mos i fut te gjithe ne nje thes se nuk bo mire. Ka njerez te ndershem e me dinjitet qe punojne pa orar pa pushime qe kur ka fillu pandemia dhe shkojne dhe akuzohen per 2000 leke. Po mire e ke kjo eshte fytyra jone dhe e politikes.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë