'Me Erzenin na duhen tri pikët, me vuajtje ose jo', Erbim Fagu: Kemi rikthimin e Latifit

'Me Erzenin na duhen tri pikët, me vuajtje ose jo', Erbim Fagu: Kemi rikthimin e Latifit

Erbim Fagu

Erzeni dhe Tirana luajnë nesër në orën 15:00 në "Elbasan Arena". Sfida e javës së 32-të të Superligës është komentuar edhe nga Erbim Fagu. Trajneri i Tiranës ka thënë se ata vuajnë nga ana psikologjike, teksa kundër shijakasve duhen tri pikët për zonën "Final 4".

Rikthimi i Latifit është një armë më shumë për bardheblutë, teksa nuk mendon për derbin me Partizanin.

"Na vjen mirë që u rikthyem tek fitorja pasi edhe ana psikologjike që ne kemi vuajtur ka ndryshuar pak. Luajmë përballë Erzenit, mund të them që është një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit për ne këto momente se 3 pikë do na mbajnë në garë për “Final Four”.

Gjendja është optimale, kemi rikthimin e Latifit dhe dje ka nisur stërvitjen e reduktuar me grupin, pjesa tjetër është çdo gjë ok, nuk kemi probleme.

Derbi me Partizanin - Nuk është se ka rëndësi fusha për ne, mjafton të luajmë dhe jemi të fokusuar për tre pikët, nuk është pjesë që më përket mua se ku do të luhet. Unë shpresoj që po se nuk ka më kohë për hap fals e kemi përgatitur ndeshjen për të marrë maksimumin dhe të marrim fitoren e dytë radhazi për një kohë të gjatë.

Mbase nesër do të jetë fitorja e parë me Erzenin, shpresoj shumë. Unë kam besuar gjithmonë, por duke qenë se ka shumë pak ndeshje, por fitorja e radhës të jep një avantazh më shumë për të qenë në “Final 4”, një fitore me Erzenin është 50% e punës për të kapur atë.

Në këto moment na interesojnë vetëm tri pikët, të vuajtura apo jo. S'kemi kohë për të luajtur bukur dhe të krijojmë dominancë.

Reagimi i tifozëve të Tiranës ndaj ekipit pas ndeshjes me Kukësin - E kam ndjekur mbrapa dhe tifozët e Tiranës janë gjithmonë kërkues, nuk është se kemi marrë rezultate të mira dhe shpresojmë t'iu kthejmë besimin edhe gëzimin tifozëve tanë, kaq mund të them për këtë pjesë”, përfundoi Fagu.

Pas 31 ndeshjeve, Tirana me 43 pikë mban vendin e pestë, tri pikë më pak se Dinamo. Erzeni me 31 pikë mban pozitën e nëntë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta