Një edukatore është vënë nën hetim në Durrës pas kallëzimit të një prindi se fëmija i tij ishte dëmtuar në këmbë.

Shtetësja E.K 40-vjeçe, edukatore në një kopësht në lagjen nr.14, Durrës. u procedua penalisht pas kallëzimit të bërë nga shtetësja Z. Sh., se gjatë kohës që ka qenë në kopësht i është lënduar në këmbë  fëmija i mitur 3 vjeç dhe pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

Edukatorja është proceduar penalisht për veprën penale "Plagosja e lehtë nga pakujdesia", shtetasja E. K., 40 vjeçe.