'Me fat që sulmuesit janë në formë', Seferi gati për Kombëtaren! Ajeti: Gjimshiti dhe Kumbulla s'mund të zëvendësohen

Kanë mbërritur sot në Durrës pjesë më e madhe e futbollistëve të kombëtares të cilët janë të grumbulluar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izrealit fillimisht më 24 shtator dhe kundër Islandës më pas me 27 shtator. Kuqezinjtë duhet të fitojnë me patjetër për të kapur kreun dhe për këtë kanë në favor formën e mirë të sulmuesve.

“Kur do me fitu ndeshjen na duhen gola dhe jam shumë i lumtur që të gjithë sulmuesit janë në formë. Kjo është pozitive për kombëtaren dhe shpresoj e uroj që ai që është në fushë të bëj gola dhe të marrim pikët që na duhen, me qëllim për të shkuar atje ku të gjithë duam,”-u shpreh Taulant Seferi, sulmues i Kombëtares.

Ndërkohë ajo që e penalizon kombëtaren është reparti i mbrojtjes, pasi Gjimshiti, Kumbulla dhe Dermaku janë disa prej mungesave pa të cilët Reja duhet t’ia dalë.

“Janë lojtarë me shumë kualitet, shumë të rëndësishëm për Kombëtaren. Nëqoftese më jep mundësi trajneri do jap maksimumin, por të zëvendësosh lojtarë të tillë është normalisht e vështirë,”-deklaroi Arlind Ajati, futbollist i kombëtares.

Shqipëria renditet e treta në Grupin 2 të Ligës së Kombeve me vetëm 1 pikë, ndërsa në dy ndeshjet e fundit nga katër që janë gjithsej, i duhen minimalisht 4 pikë për të shpresuar për kreun.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan