Britani e Madhe- Shqiptari Edlir Ganoshi, identiteti real i të cilit është bërë me dije nga mediat e huaja u dëbua nga Britania drejt Shqipërisë. Ganoshi, i cili mbante 8 identitete, ishte pjesë e një bande kriminale e cila kontrollonte disa ferma kanabisi të shpërndara në zona të ndryshme të vendit nga ku përftohej rreth 2 milionë paund të ardhura çdo vit. Ky aktivitet kriminal mori fund në Prill të 2021-t, pas një operacioni që zgjati 10 muaj.
32-vjeçari u burgos në vitin 2018 për përfshirje në prodhimin e kanabisit dhe tani përballet me deportim pasi 10,000 £ cash u gjetën në vendin ku ai jetonte në prill të këtij viti. Ganoshi sipas mediave të huaja, mbikëqyrte dhe drejtonte bandën së bashku me Elidjon Pashallarin dhe Arber Ganoshin.