Opozita edhe në seancën e sotme plenare vijoi bojkotin e punimeve të Kuvendit. PD dhe LSI nuk u paraqitën në parlament, por ndryshe nga javët e kaluara, këtë herë opozita nuk zhvilloi mbledhje paralele me Kuvendin jashtë Tiranës, kjo për shkak të mungesës së kreut demokrat Lulzim Basha.
Shqiptarja.com sjell atë që ndodhi në seancën e sotme plenare në foto, teksa deputetët socialistë shfaqen të qeshur dhe në humor. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë fakti se pjesa më e madhe e deputetëve i janë bashkuar nismës sensibilizuese për kancerin e gjirit duke vendosur fjongon rozë.
Komento