Protestues pro Palestinës u mblodhën në sheshin Skënderbej, ku kërkuan ndalimin e luftës në Gaza. Ata tentuan të zhvillonin një marshim, por u ndaluan nga policia.
***
Tiranë - Thirrjet “Liri, liri!” u dëgjuan në Sheshin Skënderbej ku mbështetës të Palestinës protestuan kundër luftës në Gaza.
Me flamuj palestinezë e pankarta në duar, ata dënuan vrasjen e mijëra fëmijëve të pafajshëm dhe kërkuan ndalimin e asaj që po ndodh në Gaza.
Nuk munguan as përplasjet me oficerët. Kryetari i shoqatës ‘Mexhlis’, Floriar Arapi, akuzoi policinë se nuk i lejoi të zhvillonin marshimin e planifikuar.
“Policia ka lejuar protestën te sheshi, por nuk na kanë lejuar që në të zhvillojmë marshimin”, tha ai.
Megjithatë, protestuesit tentuan të realizonin marshimin, duke u nisur drejt Rrugës së Kavajës. Por aty u ndaluan nga kordonët e policisë që kishin bllokuar daljen nga sheshi.
Demonstruesit provuan një tjetër dalje, por edhe aty u përballën me policinë.
Pas rreth një ore e gjysmë tension dhe përplasje verbale, protestuesit u larguan.
-
Kur iku Turku ne 1912 ka lan shum kopila ne trojet arbnore!
Përgjigju-
Ne te gjitho boten protestohet per Palestinen por ti je nje shpirt zi qe nuk te dhimben as femijet
-
-
keta jane sa myslimano e arabo leshi.Palestinezet te mos behen mish per top e nje Bande kriminele me emerin Hamas.Po su zhduken bandat kriminele e Hezbollah nuk ka paqe palestina,Lideret kry kriminela perse nuk rine ne Palestine po rine neper vila ne Katar
Përgjigju-
Nuk eshte e vertet, vetem krahu politik jetojn jasht per aktivitet e tyre politike dhe maredheniet me jasht se per ndryshe çdo here duhet te merrshin leje nga shteti terrorist. Te tjeret jetojn ne Palestine
-












Komente
Komento