‘Më futi duart në fyt e më mbylli në dhomë’ arratiset nga Shqipëria suedezi që dhunoi të dashurën, prokuroria e Sarandës kërkon kthimin në burg

‘Më futi duart në fyt e më mbylli në dhomë’ arratiset nga Shqipëria suedezi që dhunoi të dashurën, prokuroria e Sarandës kërkon kthimin në burg

Foto ilustruese

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Sarandës ka vendosur dje ndryshimin e masës së sigurimit për shtetasin suedez Sebastian Lichota Buinski, 33-vjeç i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, me pasojë rrahjen e shtetases suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, 31-vjeç.

Në fillim të shtatorit ndaj tij ishte dhënë masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dhe detyrim i qëndrimit në një vend të caktuar”. Por prej asaj dite ai nuk është paraqitur me në Prokurorinë e qytetit dhe kjo ka bërë që të kontrollohet sistemi TIMS nga ku rezulton që ai të jetë larguar jashtë shtetit. Me kërkesë të Prokurorisë ndaj tij është ndryshuar masa duke u caktuar “Arrest në burg”, duke u shpallur person në kërkim.

Si ndodhi ngjarja: Më datë 01.09.2021, rreth orës 21.00, pasi ka përfunduar frekuentimin në një restorant, çifti suedez ka frekuentuar shëtitoren e qytetit të Sarandës, ku gjatë së cilës midis tyre ka nisur një debat me bazë xhelozie. Në vijim çifti suedez është kthyer në apartamentin e marrë me qira, apartament ky i gjendur “në një pallat të gjendur përballë restorant “L….”.

Por edhe këtu debati ndërmjet të dashuruarve ka vijuar më tej, debat i degjeneruar më vonë në veprime dhunë fizike që shtetasi suedez Sebastian Lichota Buinski ka ushtruar ndaj të dashurës së tij, shtetases suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj të datës 01.09.2021, ora 22.40, kjo e fundit thekson “sa hymë brenda në apartament, i dashuri im e mbylli portën dhe më shtyu mua, më kapi nga fyti me të dy duart dhe më shtyu mbrapsht deri në krevat, më shtriu në krevat me forcë, më hipi sipër, duke mos i hequr duart nga fyti dhe unë nuk merrja dot frymë. Me njërën dorë mori jastëkun dhe më zuri frymën”.

Por me kaq veprimet e shtetasit suedez Sebastian Lichota Buinski janë ndërprerë, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj, shtetësja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev thekson “duke parë që unë po humbisja ndjenjat i dashuri më la të lirë dhe mori telefonin dhe më mbylli në dhomë dhe unë nuk kisha nga të dilja”.

E gjendur në këtë situatë, nga ballkoni i apartamentit, shtetësja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev ka kërkuar ndihmë, rrethanë për të cilën qytetarë anonimë kanë njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Të njoftuar për ngjarjen sa më sipër, forcat e policisë kanë mbërritur në aprtamëntin ku ish akomoduar çifti suedez, duke bërë shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku shtetësja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev është kontaktuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë këtij komisariati, para të cilit ajo ka parashtruar kallëzim penal.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë