Zv. Kryeministri Erion Braçe 23 vite më pas kujton 26 Majin e vitit 1997, e cila sipas tij ishte dita kur fashizmi oriental e ktheu në ditën më të dhunshme elektorale në historinë e re-30 vjecare. Ai ka psotuar foto nga ngjarja e atij viti ku shfaqet më plagë të rënda në fytyrë. Braçe thotë se sot më 28 Maj beteja jonë është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"1.Pardje ishte 26 maj, 23 vite me pas nga dita, te cilen, fashizmi oriental e ktheu ne diten me te dhunshme elektorale ne historine e re-30 vjecare, te vendit;

Diten te cilen, Shteti-policia, SHIK, policite e tjera-tatimore etj, gangsteret e rrugeve te armatosur, sulmoi qendrat e votimit, dhunoi barbarisht komisioneret e opozites socialiste, diku si ne Berat i perzuri nga qendrat e votimit, mori kontrollin e tyre dhe ne fund, shkroi nje rezultat te rreme, te pamaterializuar ne kuti votimi edhe pse zgjedhes e komisionere u luftuan, e shpalli zyrtarisht ate!

Edhe pse nje dite e tille per fashizmin oriental te Sali Berishes ishte dite triumfi, Partia Socialiste nuk u nenshtrua, nuk u mbyll, nuk u zhbe, u rikthye ne beteje, me genin e pamposhtur te nje te majte qe fashizmin e ka mundur perhere!

Nje dite me pas, ne 27 maj, per fashizmin oriental te Sali Berishes, ishte dita e hallit, rezultatit qesharak qe kish shkruar per gjithe naten, qe nuk gjendej ne kuti, as ne popull;

Une, pas barbarise se nje dite me pare ne Berat, u shpalla fitues nga zemergjeresia e fashizmit me, 50. 06% ne nje zone njeemerore ne kete qark!

Me fytyren e copetuar, enjtur e fryre, rrija perballe fytyres se bukur te ikones se urryer te televizionit te pushtetit dhe pyesja me ze: c’e dua une kete mandat?!

Nje dite me pas, si sot, 28 maj, beteja jone kete here per zgjedhje te lira e demokraci, zbriti ne shesh, poshte Skenderbeut, ku shteti-policia, SHIK, policite, gangsteret e rrugeve te thirrur ne force, kishin organizuar teatrin e dhunes!

Produkti eshte ne disa prej ketyre fotove;

Udheheqes se opozites socialiste, opozites tjeter bashkuar me ne, burra e gra, te rinj, gazetare, te rrahur barbarisht e lare ne gjak ne sheshin historik te Tiranes!

2.I risolla keto tre dite, per te thene se:

Kush mendon se  do te munde e zhbeje Partine Socialiste me dhune, ta harroje!

Kjo parti-pavaresisht se ndryshon, perterihet, ka genin e 1996-tes te patjetersueshem!

Urrejta e perditshme e fashizmit oriental ndaj nesh, nuk na tjeterson, nuk na nxjerr nga shinat e lirise, demokracise dhe  zgjedhjeve te lira, te drejta e te barabarta, vendosur nga populli!", shkruan Braçe.