Kancelarja gjermane Angela Merkel largohet me nderime ushtarake! Fjalimi i lamtumirës: Shikojeni botën me sytë e të tjerëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel largohet me nderime ushtarake! Fjalimi i lamtumirës: Shikojeni botën me sytë e të tjerëve

Angela Merkel

Angela Merkel, e ardhur në pushtet në vitin 2005, ishte e vetmja kancelare e Gjermanisë, që nuk humbi zgjedhjet, por u largua vetë.  

Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj edhe ajo  quhej "kancelarja e krizave". "Ishin 16 vjet plot ngjarje dhe sfida, që kanë kërkuar shumë prej meje, por edhe më kanë plotësuar", tha Merkel.

Në fjalën e lamtumirës ajo përmendi tre krizat kryesore: atë të sistemit bankar, në vitin 2008, krizën e migracionit në vitin 2016 dhe atë të pandemisë së virusit corona. Ajo kujtoi parimin e qeverisjes së saj për "barazimin e interesave", duke dëgjuar gjithmonë edhe palën tjetër.  "Ju inkurajoj që ta shihni botën edhe me sytë e tjetrit dhe të merrnin perspektivën e tjetrit, edhe nëse ajo është jokomode", porositi politikania demokristiane. 

Ndër të tjera ajo lëvdoi edhe kulturën e debatit në Gjermani "për të cilën na e kanë zili në shumë vende të botës." Ajo falënderoi edhe familjen dhe i uroi pasardhësit të saj Olaf Scholz: Gjithë të mirat dhe një dorë të mbarë dhe shumë suksese!

Porosia e saj e fundit: 

"Unë jam e bindur se ne mund të vijojmë ta formësojmë të ardhmen tonë, nëse nuk i hyjmë punës me negativitet, me smirë, me pesimizëm, por, siç e kam thënë edhe gjetkë para tri vjetësh, me gaz në zemër. Unë kështu kam vepruar gjithmonë, në RDGJ, por edhe, dhe sidomos, në kushtet e lirisë. Është ky gaz në zemër, që ua uroj të gjithëve, dhe në kuptimin figurativ, edhe vendit tonë".  

Tri këngët e ndarjes

Një citat prej të cilit secili mund të interpretojë edhe pse Angela Merkel kishte përzgjedhur në repertorin e ceremonisë ato tri këngë. 

"Du hast den Farbfilm vergessen" (Ke harruar filmin me ngjyra) - nga këngëtarja ish-gjermanolindore Nina Hagen, e cila njihet edhe si gjyshja e muzikës punk në ish RDGJ, ku Merkel është socializuar;

"Für mich soll es rote Rosen regnen" (Për mua trëndafilat bien nga qielli" nga këngëtarja gjermane, Hildegard Knef, një reflektim për fazat e ndryshme të jetës së një gruaje që ende ëndërron, dëshiron dhe  beson në mrekulli;  

një këngë kishtare  "Großer Gott, wir loben dich" (Zot i madh, ne të lëvdojmë) - e cila na tregon dhe anën  tjetër të protestantes dhe bijës së priftit, Angela Merkel. 

Angela Merkel, e ardhur në pushtet në vitin 2005, ishte e vetmja kancelare e Gjermanisë, që nuk humbi zgjedhjet, por u largua vetë./ DW

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:49
Merkel lë postin e kancelares, Basha: Shqipëria dhe Kosova mirënjohëse për vëmendjen tuaj

Kryedemokrati Lulzim Basha, në ditën e largimit nga posti i kancelares, ka falënderuar Angela Merkel për vëmendjen që ka treguar nga ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.

“Faleminderit Angela Merkel! Lidershipi juaj, në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues. Angazhimi juaj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta.

Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj. Gjithë të mirat në jetën tuaj dhe suksese në angazhimet e ardhshme”, shkruan Basha.

 

Ora 14:19
FOTOLAJM/ Merkel 'në pension', Rama nuk harron urimin e veçantë

Teksa Kancelarja Merkel i ka dhënë fund karrierës së saj të madhe politike në Gjermani, nga Tirana Kryeministri Rama nuk ka harruar edhe një urim të veçantë për të.

"Faleminderit Angela dhe paç mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës tënde të jashtëzakonshme", ka shkruar Rama në Facebook, teksa ka postuar edhe një foto me të.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 03/12/2021 11:04

    Keni kritiku komunizmin por edhe kjo 16 vjen ne karrige.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë