Transportoi 12 emigrantë me gomone nga Franca drejt Anglisë, dënohet me 4 vite burg shqiptari
Floreand Lika, shqiptari i dënuar në Angli
27-vjeçari Floreand Lika, nga Temple Street, Portsmouth në Britani, u dënua me katër vjet e katër muaj burg.
Mediat angleze raportojnë se i riu shqiptar është shpallur fajtor pasi u akuzua se ka ndihmuar në kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe.
Gjykata vendosi se ai ishte përgjegjës për organizimin e udhëtimit të me gomone të 12 emigrantëve të paligjshëm, mes tyre dhe shqiptarë, të cilët niseshin nga Franca për në Mbretërin e Bashkuar dhe do të hynin në vend në mënyrë ilegale.
Lika u deklarua fajtor për komplot për të bërë një veprim për të lehtësuar kryerjen e një shkeljeje të ligjit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar nga një person jo i BE-së, në kundërshtim me Aktin e Emigracionit.
Ai dha vendimin e tij në një seancë në Gjykatën e Portsmouth Crown më 15 qershor, pasi u arrestua një ditë më parë nga oficerët e SEROCU.
Tre persona të tjerë nga Isle of Wight që bashkëpunuan me Likën, Stephen Redhead, Christopher Barber dhe Jean Pierre Labelle u dënuan po ashtu.
"Njerëzit që bëjnë kalime të rrezikshme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, luajnë një rrezik me jetën e tyre dhe ata që lehtësojnë këtë vepër duhet të sillen me të drejtë përpara një gjykate. Hetimi ynë zbuloi përfshirjen e Likës në atë që ishte krim i organizuar ndërkombëtar në një shkallë të gjerë, kështu që ne vazhduam përpjekjet tona për ta gjurmuar atë, duke punuar ngushtë në partneritet me partnerë të tjerë të zbatimit të ligjit. Provat me të cilat përballej Lika ishin aq të forta sa ai u deklarua fajtor, duke pranuar rolin e tij në këtë rrjet të kontrabandës me njerëz. Oficerët e SEROCU vazhdojnë të punojnë për të trajtuar kërcënimin që paraqet krimi i organizuar në juglindje dhe më gjerë.", tha oficeri që ka marrë pjesë në hetimet e kësaj çështjeje.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.8%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 1539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Angli/ Policia zbulon një fermë kanabisi, arrestohen dy shqiptarët që punonin si kopshtarë
19 Mars, 11:50
-
Maskoheshin si punëtorë dhe çanin rrugët për të vjedhur energji për shtëpitë e barit, si u zbulua banda mafioze shqiptare në Angli
18 Mars, 14:54
-
GOLAT/ 70 vite pritje për një trofe, Newcastle fiton EFL Cup në Angli! Burn dhe Isak 'djegin' Liverpoolin
16 Mars, 19:46
-
VIDEO/ Mrekulli arkitekturore me 100 mijë ulëse, si do duket stadiumi i ri i Manchester United
11 Mars, 13:40
-
Angli/ U godit nga një anije mallrash, shpërthen në flakë anija-cisternë me naftë, shpëtohen 32 persona! Misioni i shpëtimit vijon, ende nuk dihet sa persona janë të pagjetur
10 Mars, 15:22
-
VIDEO/ 12 gola sezonal, Anis Mehmeti shënon sërish në Angli
8 Mars, 17:53
-
Organizata shqiptare i punësoi për ‘shtëpitë e barit’, dënohen 8 elektricistët britanikë! Vidhnin energjinë, vlera e drogës së kapur mbi 20 mln paund
7 Mars, 21:23
-
FOTO/ Shtëpi bari në Angli, sekuestrohet kanabis me vlerë 48 mln stërlina, 148 shqiptarë mes të arrestuarve! Detaje nga operacioni 'Mille'
7 Mars, 09:31
-
Ushtari i Aldo Bares futet ilegalisht në Angli, The Sun: 23 muaj betejë ligjore për t’i përmendur emrin!
6 Mars, 11:07
-
Shisnin drogë në Angli, lihen në burg tre të rinjtë shqiptarë! Paratë e fituara i 'kthenin' në ora Rolex dhe veshje firmato
5 Mars, 09:24
-
VIDEO/ Ndërhyrje horror në FA Cup, portieri del me karton të kuq pas tetë minutash lojë! Sulmuesi në spital
1 Mars, 15:31
-
Angli/ Dy shqiptarët bëjnë për spital britanikët në pub, dënohen me rreth 10 vite burg në total! Pamjet e dhunës barbare (EMRAT+VIDEO)
28 Shkurt, 09:13