Me grushte e shufra hekuri, sherr masiv mes të rinjve në Shëngjin! 2 vëllezërit kosovarë përplasen me 2 vëllezërit nga Shëngjini për një vajzë (VIDEO)

Një sherr masiv mes disa të rinjve ka ndodhur ditën e djeshme në Shëngjin. Report Tv ka siguruar videon e sherrit ku shihen të rinjtë duke u zënë me grushte e me shkopinj hekuri. Sherri sipas policisë ka nisur fillimisht mes 2 vëllezërve nga Kosova me 2 vëllezër nga Shëngjini por janë përfshirë dhe të rinj të tjerë. Report Tv mëson se motiv ka qenë një vajzë, të cilën po e ngacmonin të dyja palët.

Të përfshirë në këtë konflikt janë vëllezërit Çlirim Zeneli 23 vjeç dhe Qendrim Zeneli 21 vjeç nga Kosova të cilët janë përplasur me vëllezërit Amarildo Jushi 24 vjeç dhe Adriano Jushi 24 vjeç banues në Shëngjin. Policia njofton se të katërt janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim. 

Ata kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta, si pasojë, të katërt kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.

Njoftim i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ” ,kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër ),banues në Kosovë,  A.J., 24  vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ),  banues në Shengjin. Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku  si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta  të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

1624258246_SHERR.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gazmend: 21/06/2021 17:53

    SHPELLAR jane si ata dy koqevaret dhe ata nga shengjini.... Policia duhet te jete me prezente si ne jug dhe ne veri.... Sherbimet e polkcise duhet te jene me kostume plazhi...

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 22/06/2021 00:11

      Vete nenen e i kemi te “varme” a jo k***t.

  • gert: 21/06/2021 13:20

    albanistani si gjithmone nuk ndryshon

    Përgjigju
  • preng: 21/06/2021 11:28

    Heu heu heu kaja mor içatnon, don qen malsie e do hajvana kosove. shkoni mor n shpellat tuja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë