Raporti i Armaldo Kllogjerit dhe Luiz Ejllit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” është paksa i çuditshëm pasi jo gjithnjë është në të njëjtën linjë.
Fillimisht ata kanë pasur një marrëdhënie mjaft të mirë, por herë pas here këngëtari e ngacmon tenorin dhe ky i fundit më pas ‘shpërthen’.
Edhe pse Luizi e ngacmon që ta bëjë sa më aktiv që publiku ta pëlqejë sa më shumë, Maestro herë pas here ofendohet dhe reagon ashpër. Madje në një debat të fundit, Armaldo i tha që mos t’i flasë më fare.
Por sigurisht që debatet s’kanë sens mes tyre dhe ditën e sotme, Luizi i ka dhënë një puthje Maestros, që as me Kiara Titon nuk ka bërë ashtu. Maestro ishte i ulur në divan kur këngëtari i shkon nga pas dhe e puth në faqe.