Bledi Çuçi, tashmë deputet i konfirmuar në parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka falënderuar ata që e votuan, veçanërisht të rinjtë. Në Facbook Çuçi ka postuar disa foto nga fushata, ndërsa thotë se pa mbështetjen e të rinjve "fitorja nuk do kishte qenë kaq e lehtë".
“Pa mbështetjen e të rinjve fitorja e 25 prillit s’do të kishte qenë aq e lehtë, aq e bukur, aq historike dhe kaq shumë frymëzuese për Shqipërinë e së ardhmes. Faleminderit me zemër!” shkruan Çuçi.
Çuçi mori mandatin e deputetit në Gjirokastër, ku mundi të sigurojë 11932 vota, deputeti i PS me numrin më të lartë të votave në këtë qark.