Vetëm pak kohë pasi u nda nga partneri i saj i 4 viteve, modelja e Victoria’s Secret, Irina Shayk është shfaqur në super formë. Ajo është parë në rrugët e Manhattan mjaft elegante teksa mban veshur një fustan të bardhë, xhaketën dhe një palë çizme. Modelja ka tërhequr më tepër vëmendjen me çantën e saj.
Çanta e vogël e saj i ngjan kopertinës së librit ‘Idioti’ të shkrimtarit rus Fyodor Dostojevskit dhe sipas ‘The Sun’ modelja po i jep një mesazh ish partnerit të saj, Bradley Cooper. Gjithashtu Irina shfaqet pa unazën e saj të të fejesës. Tashmë modelja jeton në New York.

Komento
Komente

