Për Shqipërinë të shtunën në transfertën e Izrealit do jetë për ‘jetë a vdekje’, pasi çdo rezultat tjetër i heq mundësinë kuqezinjve për të kapur vendin e parë në grupin e Ligën e Kombeve. Trajneri Reja është ende i shqetësuar pasi dëmtimi i Uzunit nuk e lë të qetë, ndërsa Sokol Cikalleshi ka zbuluar se italiani po provon lojtarë dhe skema të reja për këtë ndeshje.
“Është një ndeshje që kemi përballë një kundërshtarë të vështirë. Jemi në një grup më të vështirë se ç’e kemi patur ndonjëherë. Është një ndeshje që duhet të bëjmë më të mirën në aspektin taktik, duke mos pësuar gol dhe pastaj me aftësitë që kemi të arrijmë të shënojmë. Për rrjedhojë të marrim 3 pikët se vetëm ky është opsioni në këtë ndeshje,”-u shpreh Sokol Cikalleshi, futbollist i Kombëtares.
Mbrojtësi Frederik Veseli me shumë mundësi do nisë titullarë për të zëvendësuar Gjimshitin dhe Kumbullën të dëmtuar, ndërsa sipas tij nëse luajnë në grup kuqezinjtë nuk do kenë probleme në prapavijë.
“Ne nuk i japim shumë rëndësi lojtarit individual por grupit. Unë besoj personalisht që secili lojtar duhet të marrë përgjegjësi individualisht dhe pastaj të japë maksimumin në grup për të bërë një mbrojtje të mirë,”-deklaroi Frederik Veseli, futbollist i kombëtares.
Pas sfidës me Izrealin, 3 ditë më pas më 27 shtator, kombëtarja do luajë kundër Islandës në ‘Air Albania’. Këto janë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve ku Shqipëria renditet e tretë me 1 pikë, 4 më pak se Izreali kryesues.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi, firmos në Ligën e Parë
9 Janar, 12:09
-
Pesë futbollistët e Kombëtares që janë ende pa ekip
8 Janar, 11:24
-
Merkato në Superligë/ Veseli ikën nga Egnatia pas 8 ndeshjesh, Tirana afron një sulmues! Flamurtari afrime për elitën
6 Janar, 13:14
-
Zyrtare/ U largua nga Egnatia, Frederik Veseli rikthehet në Itali
5 Janar, 16:48
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor 2024, 11:40
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor 2024, 19:48
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor 2024, 14:06
-
Shorti i Ligës së Kombeve, Kosova kërkon Ligën B kundër Islandës! Në çerekfinale Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë
22 Nëntor 2024, 12:21
-
'Sylvinho la për të dëshiruar, Kombëtarja ekip mendjemadh', Ditmar Bicaj për Report TV: Duhen emra të rinj, disave ua veshim fanellën me zor
21 Nëntor 2024, 13:10
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor 2024, 19:54
-
Shorti më 22 nëntor, skuadrat çerekfinaliste dhe verdiktet e plota në Ligën e Kombeve
20 Nëntor 2024, 17:44