Heidi Klum ka festuar ditëlindjen e saj të 41ditën e  djeshme në një breg deti me shampanjë.

Ajo ka shpërndarë në rrjetin e saj “Instagram” një foto më një shishe shampanjë dhe dy gota qelqi por nuk shënon ku ndodhet dhe me kë po feston.

Ndoshta është me të dashurin e saj me të cilin u lidh në shkurt të këtij viti duke e bërë lidhjen e tyre publike ditën e shën Valentinit, Vito Schnabel.

heidi klum

Mirëpo ylli gjerman është parë duke bërë lëvizje të dyshimta kohët e fundit.

Së fundmi ajo është fotografuar në një shëtitje me ish-bashkëshortin e saj Seal me të cilin u nda në vitin 2012 pas 7 vitesh martesë.

Çifti kishin nxjerrë për shëtitje të gjithë fëmijët.

Ndërsa i dashuri që pati përpara Vito-s, Martin Kirsten i cili ishte edhe truproja e saj është fotografuar javën e kaluar në plazhin Manhattan të Kalifornisë me një grua misterioze bjonde.

Kjo i ngjan shumë Heidit dhe çifti kanë shtrënguar gishtat duke treguar diçka më tepër se shoqëri.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)