TIRANË- Babë e bir në Vaqarr të Tiranës kanë rënë në pranga, pasi mbanin në banesë kallashnikov. Fillimisht policia ka ushtruar kontroll ndaj 21-vjeçarit Klaos Haldeda, të cilit i është gjetur me vetre një thikë.
Më tej policia ka ushtruar kontrolle në banesën e tyre në Vaqarr ku edhe ka gjetur kallashnikovin, si edhe sasi municioni luftarak.
Policia ka arrestuar babë e bir, Klaos Haldeda, 21 vjeç, dhe Ismet Haldeda, 42 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.