Me kapele, kufje dhe çantë, del fotoja e autorit të plagosjes së Ardit Kërtushës dje në lokalin e Noizyt në Durrës! 31-vjeçari: Ishte atentat i mirëfilltë ndaj meje
Ardit Kërtusha dhe autori
DURRËS- Report Tv ka siguruar foton e autorit i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të Ardit Kërtushës, një ditë më parë. Siç shihet nga fotoja e kapur nga kamerat e sigurisë, autori është veshur me pantallona të shkurtra, bluzë të kuqe dhe ka një kapele në kokë, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Ish-kandidati i Partisë Socialiste për degën Durrës, Ardit Kërtusha mbeti i plagosur ne një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Noizy. 31-vjeçari në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua publikisht Lulzim Bashës.
Dëshmia që Kërtusha ka dhënë përpara togave të zeza është kontradiktore, pasi fillimisht ai ka dëshmuar se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për pronat që kishte me autorin. Sipas tij, konflikti me autorin para një muaji, ku kanë pasur edhe një konflikt fizik.
Por në dëshminë e dhënë më pas, Kërtusha thotë se ai ishte një atentat i mirëfilltë që do kryhej nga vrasës me pagesë. Sipas tij, personi ishte me kapuç dhe me dy pistoleta duke qëlluar katër herë, por për fat të mirë pistoleta u bllokua.
“Pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa autori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë. Unë u largova me shpejtësi sapo pash që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër Policia në njoftimin e saj thotë se sherri ka ndodhur për një konflikt të çastit. Kërtusha është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me përjashtimin e policëve që kanë përdorur Sky apo Encro Chat?
-
Po
84.8%
-
Jo
8.5%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 1815
Lajme të tjera
-
Transporti detar, nis lundrimin trageti i ri ‘Durrës-Ancona’! ‘Adria Ferries’ prezanton ‘AF MIA’, një filozofi e re udhëtimi
4 Dhjetor, 17:17
-
Përplasi efektivin te vijat e bardha, Gjykata e Durrësit lë në burg Antonio Frrokun, ishte i dehur dhe me shpejtësi të lartë
4 Dhjetor, 15:25
-
FOTO/ Arrestohet Drejtori i burgut të Fushë-Krujë, Ministri Manja firmos shkarkimin
2 Dhjetor, 22:29
-
Ndërrimi i viteve, të huajt rezervojnë në hotelet e Durrësit! 50% e kapaciteteve, të ezauruara
2 Dhjetor, 13:41
-
Report Tv siguron videon, momenti kur efektivi i Durrësit përplaset te vijat e bardha, makina me shpejtësi e 'fluturon' në ajër
1 Dhjetor, 19:15
-
Durrës/ Përplasi policin në vijat e bardha, zbardhet dëshmia e shoferit
1 Dhjetor, 18:21
-
Makina përplasi policin te vijat e bardha në Durrës, Balla: Do propozoj paketë ligjore për të goditur më ashpër shkelësit e rregullave të qarkullimit
1 Dhjetor, 13:12
-
Durrës/ Kreu 3 vjedhje brenda 10 ditësh, pranga 32-vjeçarit
1 Dhjetor, 13:08
-
Moti i keq, pezullohet lundrimi për tragetet Vlorë-Brindisi si dhe Durrës - Bari në të dyja drejtimet (VIDEO)
1 Dhjetor, 09:18
-
Te vijat e bardha para drejtorisë së policisë, pamje nga vendi ku u përplas polici në Durrës
30 Nëntor, 20:16
-
Durrës/ Po kalonte vijat e bardha, shoferi i dehur përplas me makinë policin 20 vjeçar para drejtorisë së policisë! Efektivi në spital (EMRAT-VIDEO)
30 Nëntor, 19:34
-
Morën peng me ‘BMWX6’ 30 vjeçarin për borxhin 6 mijë paundësh për drogën në Britani! Gjykata e Durrësit lë në burg 3 të arrestuarit
30 Nëntor, 17:17
Ky arditi sikur paska pa shume filma.....thuaj e cun kam vjedhur shum lek dhe shume prona andej ne kenete e porto romano dhe prandaj ka ndodhur,mos bej regjizor filmash....
Përgjigju