'Më kapën për flokësh dhe krahësh dhe më qëlluan me shpulla', nusja refuzon t’i lajë këmbët e vjehrrit në Paskuqan, babë e bir e dhunojnë

'Më kapën për flokësh dhe krahësh dhe më qëlluan me shpulla', nusja refuzon t’i lajë këmbët e vjehrrit në Paskuqan, babë e bir e dhunojnë

Foto ilustruese

Bëhet aq shumë fushatë për të drejtat dhe harmoninë familjare dhe vendi ynë si kudo ka hyrë në 15 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

Shumë gra denoncojnë vazhdimisht dhe nuk heshtin. Shifra e urdhrave të mbrojtjes kalon 3000 persona në vit që me vendim gjyqësor duhet të mbrohen nga një familjar i dhunshëm, kryesisht burrë që ose nën efektin e alkoolit, ose për xhelozi, ose nga gjaknxehtësia sulmon njeriun e dashur të familjes.

Sakaq rasti i mëposhtëm tregon se është shumë e vështirë që zakonet e prapambetura të harrohen dhe të lejojnë çiftet e reja të ndërtojnë familje.

Një 32-vjeçar që jeton në Paskuqan ka befasuar policinë me zakonet e prapambetura që kërkoi të respektoheshin pasi bashkëshortja refuzoi të lajë këmbët e vjehrrit. Gruaja i tha boll keqtrajtimit nga 32-vjeçari, kërkoi ndërhyrjen e oficerëve të policisë (komisariati numër 5).

Rasti i dhunës ekstreme të kryer nga i riu kulmoi mbas refuzimit të të resë e cila nuk pranoi ti shërbejë vjehrrit sipas rregullave të caktuara në familjen dibrane që është zhvendosur dhe jeton prej vitesh në periferi të Tiranës.

“Kam ardhur me pushime prej dy-tre javësh së bashku me tim shoq dhe fëmijët dhe u vendosëm tek prindërit e tij në Paskuqan”, e nisi rrëfimin e reja.

Para policisë ajo tregon me detaje se i shoqi nuk ishte ndarë nga prindërit që ajo i respektonte sa herë kthehej në Shqipëri.

“Që ditën e parë vjehrri më urdhëroi që unë ti shërbeja. Më kërkoi ti jepja ujë dhe i dhashë. Më kërkoi të bëja gati ushqimin dhe pa asnjë problem gatova. Më kërkoi ti laja këmbët dhe një gjë të tillë në mënyrë absolute nuk pranova ta bëj. Ai filloi të bërtasë”, përmend e reja e cila thotë se ishte ndjerë e poshtëruar nga kjo kërkesë që në familjen e të shoqit ishte shenjë ku nusja duhet të tregonte respekt sipas zakoneve. Gruaja thotë se kishte dëgjuar për këtë zakon, por nuk pajtohej me larjen e këmbëve.

Ky refuzim i saj i solli debate me bashkëshortin që i është lutur të bindet. “Aty ndërhyri vjehrri dhe nisi të ushtrojë dhunë psikologjike dhe fizike. Edhe im shoq nisi dhunën fizike kur pa që reagova. Më kapën për flokësh dhe krahësh dhe më qëlluan me shpulla. Im shoq befas më vuri duar të fyt dhe më tha “do të vras”.

Kjo skenë e tmerrshme për nënën e dy fëmijëve është ndërprerë nga një i afërm që kur ka dëgjuar të bërtiturat , i ka ndarë nga kacafytja. Nusja e re ka vrapuar për në dhomën e gjumit ku mbasi e ka mbyllur me çelës, ka telefonuar direkt policinë.

“Vjehrri fiku energjinë elektrike dhe ndërpreu internetin që mos të kisha komunikime jashtë mureve, por unë e realizova telefonatën me policinë”, thotë më tej gruaja.

Çifti, sipas policisë, jeton në Itali dhe shpesh vijnë për pushime tek prindërit e moshuar të kryefamiljarit.

“Fëmijët e mi ishin dëshmitarë të kësaj skene dhe të dhunës që erdhi sepse refuzova të respektoj zakonet e tyre”, përmend e reja.

Por kryefamiljari që përfundoi në pranga këmbëngul se e shoqja ka luhatje personaliteti dhe se për këtë shkak në vendin ku ata jetojnë në Itali ajo trajtohet me psikologë. Por procesverbalet e marrjes në pyetje të fëmijëve të mitur dolën kundër qëndrimit të të arrestuarit. Policia u bind se përleshja midis të rriturve u ndez nga një zakon që, siç kuptohet, vazhdon të jetë ende prezent në disa familje.

“Mua më solli kafe, vetë mori raki…”, një grua e moshuar ndërkohë është vënë nën hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës së thyer sepse sulmoi të bijën e cila vendosi të ndahet dhe u kthye tek e ëma.

“Ime më e quan turp veprimin tim, e lashë burrin sepse ai nuk punon dhe nuk e dua më. Kërkova vetëm pak ditë të qëndroja tek prindërit, por nëna më kapi flokët dhe më tha: “kthehu tek burri ndryshe do të vras””, ka deklaruar 41-vjeçarja.

41-vjeçarja që bëri denoncimin është nënë e tre fëmijëve dhe në familjen kuksiane divorci i kërkuar nga një grua është i pakonceptueshëm.

“Nëna jeton me nusen e vëllait të madh i cili është në Angli. Ditën që e priti keq ndarjen nuk fola se është nëna ime. Por përditë gjendja u bë e rëndë, përditë nëna më shante. Ajo i kërkoi kunatës që mos të më fliste me gojë se do ta bëja siç jam unë, sipas asaj”.

Policia i thotë Gazetasi.al se gruaja u sulmua në njërën prej këtyre netëve nga e ëma dhe kunata dhe kjo e shtyu që të bëjë telefonatën për ndihmë. Ndërkohë e moshuara ka hedhur poshtë çdo version të të bijës.

“ T. u kthye vonë në shtëpi dhe kjo nuk mund të ndodhë në shtëpinë time. Po të ishte im shoq gjallë, vajza nuk do guxonte të bënte këto gjëra. Kur më bëri kafenë në mëngjes vura re që për vete mori një gotë raki dhe për mua kjo është diçka e rëndë”, akuzon e moshuara nga ana e saj.

Policia i shpjegoi Gazetasi.al se mbas denoncimit, 41-vjeçarja nuk u kthye më në banesë dhe ka refuzuar të marrë urdhër mbrojtjeje. Nga kërkimi policor ajo nuk u kthye as tek bashkëshorti. Mësohet se ajo është zhvendosur me qira në kryeqytet ku dhe ka nisur punë si banakiere.

“Tërhiqem nga denoncimi ndaj nënës, isha e tronditur ditën që më sulmuan dhe nuk dua të hetohet më”, lutet kuksiania por një kërkesë e tillë nuk do merret parasysh./Gazeta Si

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 04/12/2022 01:52

    malok te keqinj,,,keto jane zakone idiotesh qe beheshin 100 vjet perpara....keni mbetur 100 vjet mbrapa o maloke derra.....

    Përgjigju
  • Iris: 04/12/2022 00:44

    Bete gabim qe erdhet ne Tirane,te kishit shkuar ne Afganistan do te ishte me mire,merrnit me vete dhe ate gruan qe dhunoi bijen e vet dhe atje vazhdoni me zakonet prapanike qe i keni tradite.

    Përgjigju
  • Anonim: 03/12/2022 14:09

    O injorant a jeni ne terezi dashka plaku ti laj kembet dhe burri koqe amin thot po keta plehra duhen tredh fare , kur esht i semur kur esht i paralizuar po , por jo kur esht me kemb e dor , shpellar fatkeqesi qe keni ardh ne tiran rrinit atje ku ishit injorant te lindur .

    Përgjigju
  • Turi: 03/12/2022 13:50

    Hahahah dhe kerkojme te ulemi ne tavoline me shtetet e Europes , ne jemi akoma ne rendin skllavepronar

    Përgjigju
  • Agjenti: 03/12/2022 13:28

    Maloket e prapambetur kurre sdo civilizoheni sikur dhe ne Zvicer te jetoni

    Përgjigju
    • Fadil: 05/12/2022 22:53

      E shihni o shqiptarë dhe shqiptare?! Kapitalizmi i ka çoroditur dhe po i shkatërron ditë e natë familjet shqiptare. Edhe në vitet e socialiste kushte njerëz me zakone prapanike, mirëpo, ENVERI dhe Partia, i luftonte ato, si mbeturinat armike! Lavdi!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë