Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka publikuar një pjesë e memorandumit të SHBA për luftën kundër korrupsionit.
Përmes një postimi në rrjetin e të tij social Facebook, Braçe me tone ironike ka ndërtuar një pyetje “Me ke e ka Amerika?”, më pas në mënyrën më sarkastike kujton përgjigjet “Me mua jo! As me mua! Me atë tjetrin. Ky është halli i muajit”, shkruan zëvendëskryeministri.
Braçe sikur do t’i tërheq vëmendjen personave që pyesin “Me kë e ka Amerika”, thotë që Amerika e ka me korrupsionin dhe të korruptuarit.
Ai shton se Amerika e ka me pasuritë e tyre në fund, me ekonomikë, barazinë e aksesit, lirinë, zhvillimin, rritjen, pabarazinë, besimin dhe demokracinë.
Zëvendëskryeministri në postimin e tij, ka shkëputur dhe postuar një pjesë të memorandumit të SHBA për korrupsionin, ku edhe paraqiten pasojat që sjellë ai në një shoqëri.
*Pjeseza nga MEMO-ja amerikane;
Politika:
Korrupsioni gërryen besimin e publikut; pengon qeverisjen efektive; shtrembëron tregjet dhe barazinë e aksesit tek shërbimet; zhvlerëson përpjekjet e zhvillimit; kontribuon në brishtësinë kombëtare, në ekstremizëm dhe migrim; dhe u siguron udhëheqësve autoritarë mjetin për të minuar demokracitë në të gjithë botën.
Kur udhëheqësit vjedhin nga shtetasit e kombeve të tyre ose kur oligarkët hedhin tutje shtetin e së drejtës, rritja ekonomike ngadalësohet, pabarazia zgjerohet dhe besimi në qeverisje bie pikiatë.
Në aspektin financiar, kostot e korrupsionit janë marramendëse. Është vlerësuar se veprimet e korrupsionit lundrojnë midis 2-5% nga prodhimi i brendshëm bruto global….
(b) Luftimin e të gjitha formave të financimeve të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe sistemet ndërkombëtare financiare, duke përfshirë zbatimin e fuqishëm të ligjit Federal që u kërkon kompanive të Shteteve të Bashkuara të raportojnë pronarin ose pronarët e tyre përfitues në Departamentin e Thesarit; uljen e sekretit financiar “offshore”; përmirësimin e ndarjes së informacionit;
(c) Mbajtjen përgjegjës të individëve të korruptuar, organizatave ndërkombëtare kriminale, si edhe ndërmjetësuesit e tyre, duke përfshirë këtu sipas rastit, identifikimin, ngrirjen dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura, nëpërmjet rritjes së informacionit të shkëmbyer dhe hetimeve, goditjes së krimit penal dhe civil, këshillimeve, sanksionimeve apo formave të tjera të mundshme të cilat çojnë edhe në kthimin e aseteve në përfitim të shtetasve të dëmtuar nga korrupsioni…
VO: nuk jane fjalet e nje komunisti.
Kujtojmë se më 19 maj, ish-kryeministri dhe ish-presidenti, Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA.
Lajmin e ka bërë me dije Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken duke vulosur kështu fundin e palavdishëm të një politikani kaq të rëndësishëm.
Në njoftimin e posaçëm të bërë në faqen zyrtare të DASH thuhet se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.