Me këmbën protezë, por merr pjesë në maratonën e Tiranës, historia frymëzuese e Lazimit

Tirane- Këto kohë Lazim Latifin e gjen çdo pasdite anë liqenit artificial të Tiranës. Pas përfundimit të punës, pasditja e tij i dedikohet stërvitjes. Ai do të marrë pjesë për herë të dytë në maratonën e Tiranës.

“Vjet kam marrë për herë të parë, por kam qenë me karrocë, duke qenë invalid, sa kisha bërë dhe protezën e këmbës, nuk e ndieja veten të gatshëm të marr pjesë në këmbë, për shkak se duhet një protezë më e sofistikuar”

Lazim Latifi, pjesmarrës në Maratonë

Lazim Latifi, pjesmarrës në Maratonë

Rreth dy vite më parë Lazimi ka pësuar një aksident, si pasojë e të cilit, ai humbi këmbën e majtë. Por, kjo që ndodhi nuk e ndali 47 vjeçarin që të ecte përpara dhe të jetë pjesë e garave të sportit. Lazimi tregon se është shumë i apasionuar për sportin, madje edhe pas aksidentit, ai thotë se nuk është ndalur për asnjë moment së menduari për rëndësinë e jetës dhe pozitivitetin për të ecur përpara.

“Ndjeva veten që më ndryshoi jeta në 180 gradë dhe në atë moment vura synim edhe pse e pashë se do mbesja me një këmbë gjithë jetën. Thashë: unë këmbën se kam, jam gjallë dhe do vazhdoj jetën si kam qenë më parë”

Lazim Latifi, pjesmarrës në Maratonë


Lazimi do të jetë pjesë e garës në 2.3 kilometra, së bashku me shumë pjesmarrës të tjerë.

Lazim Latifi, pjesmarrës në Maratonë

Lazim Latifi, pjesmarrës në Maratonë

Për të tretin vit radhazi, kryeqyteti do të mirëpresë 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës, të cilët do të garojnë në 7 tetor në Gjysmë-Maratonën e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një takim me vullnetarët dhe organizatorët e Maratonës për të koordinuar detajet e fundit për mbarëvajtjen e këtij organizimi. Ai e cilësoi Maratonën e Tiranës si një mundësi fantastike për qytetin, duke prodhuar edhe një kartolinë të bukur në mbarë botën. Itinerarët e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit, duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Ajo që është e veçantë këtë vit është që shumë garues do të vrapojnë, duke mbështetur një kauzë të caktuar. Shuma simbolike e mbledhur nga pjesëmarrësit në Maratonë do të jetë për të ndihmuar në blerjen e një karroce profesioniste garash.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 03/10/2018 20:29

    Kampion i vertete. Njerez qe e duan dhe perqafojne jeten ne cdo moment, eshte kenaqesi t’i kesh prane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave