Safet Bajri, aktualisht i dënuar për llogari të Belgjikës për lidhje me trafikun e drogës, ka paditur në SPAK drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Agim Ismailin për 'shpërdorim detyre'.

Kjo për shkak se Bajri aktualisht dënimin e tij po e vuan në burgun e Fierit dhe ka kërkuar transferimin prej aty, për shkak se pretendon se i rrezikohet jeta. Gjithashtu Bajri kërkon që dënimin ta vuajë afër familjes. Pas kërkesave të përsëritura për transferimin në burgun e Reçit, Bajri e ka dërguar çështjen në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, duke argumentuar dy arsyet e mësipërme.

Bajri është i dënuar me 9 vite burg nga gjyakatat e Belgjikës, por nuk mund të ekstradohet për shkak se dy vendet nuk kanë një marrëveshje për këtë pjesë. Gjithsesi dy vendet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri do e vuaj dënimin në Shqipëri.