Me këto tre produkte që i keni në shtëpi mund të rrisni më shpejt flokët tuaj

Me këto tre produkte që i keni në shtëpi mund të rrisni më shpejt flokët tuaj

Përpara se t’i shihni metodat shtëpiake për t’i rritur flokët më shpejt, fillimisht është e rëndësishme ta kuptoni se sa shpejt rriten flokët në mënyrë natyrale. Sipas ekspertëve amerikanë, flokët rriten rreth 1.25 centimetra në muaj. Megjithatë, shpejtësia me të cilën rriten flokët varet nga gjenetika dhe forma e gjëndrave të flokëve – p.sh. flokët aziatike janë më të trashat nëse krahasohen me flokët e njerëzve afrikanë dhe kaukazianë. Sidoqoftë, përveç se duhet të keni kujdes të mos përdorni produkte që jua dëmtojnë flokët dhe të ushqeheni mirë, ka edhe disa ilaçe shtëpiake për rritje të shpejtë të flokëve.

Rritni flokët shpejt me vaj kokosi

Sipas, Telegrafi.com, i përbërë me acide të ndryshme yndyrore, vaji i kokosit i penetron flokët më shpejt dhe më thellë sesa çdo zbutës tjerë, dhe për shkak se është 100% natyral ju mund ta përdorni atë sa herë të doni pa i dëmtuar flokët.

Këto janë disa prej përfitimeve që vaji i kokosit i ka në flokët tuaj:

– E stimulon rritjen e flokëve duke penetruar thellë në gjëndra

– Shërben si hidratues i mahnitshëm për flokët e thara

– I shkëlqen flokët

– E redukton humbjen e proteinave në flokë – është i vetmi vaj që e bën këtë

– Përmban veti antibakteriale për një skalp më të shëndetshëm.

Rritja e flokëve me aloe vera

Aloe vera ka veti të mahnitshme që mund të përdoren për shumë ilaçe tjera shtëpiake.

Sa i përket çështjes së flokëve, aloe vera mund t’i forcojë dhe riparojë ato, e promovon rritjen e flokëve, e pastron skalpin dhe të gjitha këto e përmirësojnë shëndetin e flokëve.

Provoni ta aplikoni aloe veran në skalp dhe ta masazhoni nëpër flokë. Lëreni aty një orë para se t’i lani flokët.

Rritja e flokëve me vezë

Të gjithë e dimë se vezët janë të mira për trupat tonë, por a e keni ditur se flokët dhe lëkura jonë i adhurojnë vezët? Vezët janë të mbushura me shumë nutrientë, duke përfshirë biotinë, vitaminë A, D dhe foliat – shumica prej të cilave gjenden në flokë.

Një tretman i flokëve e vezë mund ta inkurajojë rritjen dhe t’i parandalojë dëmtimet.

Përzieni dy të verdhë të vezës me dy lugë gjelle vaj ulliri dhe aplikojeni produktin në flokë.

Lëreni ashtu për 20 minuta pastaj pastroni flokët me ujë të ftohët dhe shampon./Class

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale