Me doza kokaine e kanabisi, arrestohet pronari i lokalit në Fier dhe kamarieri

Me doza kokaine e kanabisi, arrestohet pronari i lokalit në Fier dhe kamarieri

Foto ilustruese

Dy persona në Fier kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë pronari i një lokali me qera K. S., 26 vjeç dhe kamarieri  I. T., 22 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Golf" me drejtues K. S. dhe gjatë kontrollit në lokalin që ai kishte marrë me qira në fshatin Baltëz, ku punonte kamerier me iniciale I. T., janë gjetur 4 doza me lëndë narkotike kokainë dhe disa fishekë luftarak.

Sakaq edhe gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. T. u gjetën 15 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Bien në pranga 2 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike. Sekuestrohen 4 doza me lëndë narkotike kokainë, 19 doza me cannabis sativa dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Policisë Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Golf" me drejtues shtetasin K. S. dhe gjatë kontrollit në lokalin që ai kishte marrë me qira në fshatin Baltëz, ku punonte kamerier shtetasi I. T., kanë gjetur 4 doza me lëndë narkotike kokainë, 4 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa fishekë luftarak.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. T. u gjetën 15 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. S., 26 vjeç dhe I. T., 22 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille