Me kokainë të fshehur në pako dhuratash, arrestohen 4 shqiptarët në Itali

Me kokainë të fshehur në pako dhuratash, arrestohen 4 shqiptarët në Itali

Kokaina e gjetur në makinë

Rreth 335 gramë kokainë ishte fshehur në një pako dhuratash, brenda njërës prej makinave në të cilën udhëtonin 4 shqiptar, në Itali.

Sipas mediave italiane, karabinierët gjatë një aksioni anti-drogë arrestuan 4 persona të moshës nga 23 deri në 42 vjeç.

Në pranga ranë: një 42-vjeçar me precedentë të mëparshme penale, një 32-vjeçar pa precedentë penalë, një 24-vjeçar pa precedentë penale dhe një 23-vjeçar, me precedentë penale.

Të 4 shqiptarët janë banues në provincat Firence dhe Arezzo, ndërsa akuzohen për veprën penale të posedimit me qëllim trafikimin e lëndëve dhe substancave narkotike.

Pranë stacionit hekurudhor San Pietro a Vico, karabinierët panë fillimisht një BMW me tre persona në të cilën ndodhej 42-vjeçari, 32-vjeçari dhe 24-vjeçari dhe më pas aty vjen edhe një Volkswagen Polo, në të cilën ndodhej  23-vjeçari.

Në atë moment policia vuri re se të 4 personat ishin duke biseduar me njëri -tjetrin, ndërsa lëviznin nga një makinë në tjetrën dhe më pas u fshehën në një rrugë aty pranë.

Këto lëvizje janë dukur të dyshimta për policët, të cilët më pas ushtruan kontrolle, nga të cilat konstatuan edhe pakon e dhuratave brenda makinës Volkswagen Polo, ku ndodhej kokaina.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës